RAMË BINAKU NË RADHËT E KAÇAKËVE
Ramë Binaku tashmë ishte inkuadruar në radhët e çetës kaçake të Hazir Sylës për t’u kalitur e forcuar si ushtar i ri. Qysh në fillim, ai shfaq talentin e tij luftarak duke u treguar i suksesshëm gjatë aksioneve luftarake, dhe duke i kryer me sukses detyrat që i epen nga Hazir Syla. Në këtë çetë Ramë Binaku njoftohet me shumë burra luftëtarë të ndryshëm të Drenicës, Shqipërisë dhe mbarë trojeve shqiptare, dhe njëkohësisht duke qenë krahas luftëtarëve të çetës ku ndër më të njohurit ishin: Bajram Syla, Zymer Fazlia, Bajram Daklani, Ali Ibra, Idriz Jaha, Jahë Salihu, Ali Bajraktari, Rexhë Alia, Shaban Sadiku, Idriz Beka, Lan Selimi etj.
Këta burra përmes luftërash e betejash, përmes përpjekjesh e vështirësish, përmes ditëve të bardha e gëzimeve, përmes këngës, mikpritjes, besës, e cila i mbajti lidhur ndër shekuj, shënuan në arkivat e mëdha të kombit faqe lavdie për të mbrojtur kurdoherë atdheun e tyre.
Në fillim të shekullit XX duke filluar nga viti 1903, Çeta Kaçake e Hazir Sylës mori pjesë në shumë aksione lokale deri në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1908-1912. Duke filluar nga Janari i vitit 1903, në tërë Kosovën u zhvilluan luftime kundër ushtrisë turke ku në fund luftimet e ashpra u përqendruan në rrethinat e Gjakovës e trevat e Junikut. Në këtë kohë u zhvillua edhe beteja e njohur e Sukës në të cilën si i ri mori pjesë edhe Ramë Binaku i cili u dallua për trimëri e guxim sidomos pas vrasjes së vëllait të tij, Hajdarit. Këtu u zhvillua betejë e fortë ku turqit e zënë ngushtë u detyruan të përdornin armët artilerike me ç’rast u vranë shumë shqiptarë dhe u bombarduan shumë fshatra të kësaj ane.
Pas kësaj u zhvilluan edhe shumë beteja të tjera në këto anë ku çeta e Hazir Sylës u forcua dhe bëri jehonë të madhe. Më vonë kjo çetë për shkak të rrethanave dhe kushteve të vështira, detyrohet të ndahet në grupe me të vogla. Kështu u formua çeta kaçake e Ramë Binakut e cila në formacionin e vet mbante luftëtarë të dalluar si: Isuf Musa i Pozharit, Zhujë Avdyli i Dashinocit, Selim Rama nga Kamenica, Halil Homza nga Rashiqi, Hazir Alia i Baranit, Selim Ukshini, Adem Rama i Rashiqit, Kadri Curri i Vranocit, Mehmet Gjoni nga Kotradiqi, si dhe shumë luftëtarë të tjerë që në rast nevoje e plotësonin këtë formacion.

Ramë Binaku me Çetat Kaçake
Ramë Binaku me bashkëluftëtarë te Qafa e Malit - Shqipëri
Rezistenca kundër sundimit Turk
Populli shqiptarë, gjatë historisë kaloi nëpër luftëra e trazira të shumta duke përjetuar shpesh vështirësi të shumta, masakra e tortura. Përkundër këtyre vështirësive ky popull kurrë nuk hoqi dorë nga luftërat e aksionet e njëpasnjëshme për çlirimin e atdheut nga pushtuesit a huaj. Të tillë ishin edhe banorët e kësaj ane, sidomos të Deçanit me fshatra përreth të cilët dhanë kontributin e tyre për pavarësinë kombëtare.
Rreth vitit 1903, në tërë Kosovën u zhvilluan shumë luftëra kundër ushtrisë turke e sidomos në rajonin e Dukagjinit e Dushkajës.
Në këtë kohë, e njohur ishte lufta në Sukë të Babajt kundër një aksioni të ushtrisë turke të udhëhequr nga Shemsi Pasha. Në këtë betejë bënë rezistencë heroike trimat e Dushkajës ku edhe pati vrasje të shumta nga të dyja anët. Në këtë betejë ishte pjesëmarrës edhe Ramë Binaku i cili edhe pse i ri u dallua për trimëri e guxim.
Pas kësaj beteje u zhvilluan edhe shumë beteja të tjera kundër ushtrisë osmane, sidomos në rrethinën e Deçanit e Junikut. Ndër to ishte e njohur edhe lufta e Rogopeçit ku ushtria turke jo vetëm që pësoi humbje por në njëfarë mënyre iu zbeh imazhi që kishte dikur.
Këto beteja ndikojnë shumë në frymëzimin e ideve patriotike të një plejade burrash që do të luftojnë tërë jetën për çlirimin e pavarësinë e vendit. Në këto beteja përgatitet edhe Ramë Binaku i Dashinocit i cili më vonë bëhet tmerri i armiqve në ketë anë.
Pas betejave të shumta, pas vitin 1908, Çeta Kaçake e Hazir Sylës që mbante më së 30 kaçakë, u forcua shumë. Kaçakë më të dalluar pos të tjerëve ishin: Hazir Syla, Zymer Fazlia, Ramë Binaku, Bajram Syla, Shaban Sadiku, Halil Mehmeti, Idriz Beka, Feriz Binaku, Rexhë Merturi etj.
Kaçakët e kësaj çete, përpos betejave të shumta si ajo në Beleg të Deçanit, morën pjesë edhe në betejën e organizuar nga Bajram Curri në Qafë të Prushit, në vitin 1909 kundër trupave të ushtrisë turke të komanduara nga Xhavit Pasha. Pastaj po këta luftëtarë, morën pjesë në kryengritjen e madhe që përfshiu tërë rrethinën e Gjakovës.
Trimëria që treguan kaçakët në këto beteja, bëri bujë të madhe tek masat e popullit të kësaj ane. Ishin këto aksione fillimi i përgatitjeve për kryengritjen e gjithëmbarshme kundër sundimit turk.
Pas këtyre betejave dhe humbjeve që pësoi pushteti turk, qeveria turke mori masa të rrepta kundër çetës kaçake të Hazir Sylës, pasi qe kjo çetë e pengonte gjithnjë qeverinë turke në rrethet e Gjakovës, në fshatrat e Dushkajës, të Deçanit dhe të Lugut të Baranit.
Duke pasur të pa mundur likuidimin e kaçakëve, qeveria turke filloi të përgatiste kurthe të ndryshme për eliminimin e tyre. Në radhën e shantazheve, përgatitjeve për vrasje, ndër kaçakët e parë që u vra ishte Zymer Fazlia.
Ishte natë dhjetori e vitit 1910, Ramë Binaku dhe Zymer Fazlia pas një beteje me turqit ku Zymer Fazlia plagoset, u detyruan të shkojnë në Sheremetaj tek Avdullahu me të cilin Zymer Fazlia ishte i vëllazëruar. Për Zymerin, Avdullahu ishte shoku me i mirë i fëmijërisë por floriri i premtuar nga turqit ia kishte verbuar sytë dhe prishur gjakun, dhe kishte përgatitur likuidimin e Zymer Fazlisë. Hëngrën darkë dhe shtruan për të fjetur. Ramë Binaku duke e parë Avdullahun të rrinte i zymtë, i kishte thënë Zymer Fazlisë:
-Këtu janë tu na pre o Zymer Fazlia!
-Fjalë pa mend ia kthen Zymeri. Probatimi qysh na pret.!
Zymerin e zë gjumi por Ramë Binakun jo. Dy orë më vonë, Rama doli për nevojë. Në ndër kohë katër a pesë veta hynë në odë dhe goditën Zymerin me sëpata, duke e lënë të vdekur. Pastaj morën pushkët dhe dolën në korridor për ta kërkuar Ramën. Rama si dukët kishte kuptuar tradhtinë, ndaj me të shpejtë filloi të zbresë shkallëve të kullës, por pa rënë në fund u zbrazën dy pushkë në të. Atëherë hapi derën dhe doli në oborr e mori ikën. Gjakësorët iu lyen pas, e gjuajtën disa herë me pushkë por as ato nuk e qëlluan.
Pasi u muar vesh ngjarja, Avdullahu me njerëzit e tij thurën një intrigë duke akuzuar Ramën si vrasës të Zymerit, të cilin e kishte mik shtëpie dhe shok lufte. Për këtë pabesi, pas disa muajve, Rama lau hesapet me vrastarin. Ai vrau katër vetë, ndër ta edhe vet Avdullahun.
Ky aksion (gjakmarrje), ngriti lartë personalitetin e tij. Ai luftoi për besë e për mik. Popullata e kësaj ane, e çmoi lartë këtë vepër të Ramë Binakut, përmbajtja e së cilës më vonë u këndua me entuziazëm nga rapsodi popullor në telat e çiftelisë.
Kënga e Zymer Fazlisë dhe Ramë Binakut
Haj medet po ban Malësia
Isha kan trim Zymer Fazlia
Ish kan trim ish kan drague
Bash si Muja tuj luftue
S’ka gjet vend kerkund me pshtue
S’ka gjet vend kerkund me hi
Probatimit ia ka msy
Ia ka msy probatimit t’vet
Çka i kan thon shokt e vet
Probatimi Zymer na pret
Ramë Binaku mos fol aq keq
Qysh i pret vllaznit vllau i vet
Kenkan shkue në mbramje me fjetë
Jav kthen darkën qeni pa qefë
Kur ka ardh vakti me fjetë
Shtojn e mlohen me kaj dyshek
Kur ka ra sahati në dhetë
Ka nis kulla po kërset
Ramë Binaku t’madhe bërtet
N’qafë na paqi more t’pabesë
Tre kat kullë teposht po rrshet
N’kmish e tlina shpejt po nget
Kush po nget malit t’Ramocit
Ramë Binaku prej Dashinocit
Fort po nget e po pisket
Jahë Salihut po na i thërret
Merre pushkën hajde përpjetë
N’Sheremetaj osht bo kjamet
Preu Zymerin probatimi vet
A thue Ramë mos e preve vet
Mos bre Jahë mos fol aq keq
Se e qova jetën n’mal e n’bjeshkë
Kand mas veti s’kam pre n’besë
Por po t’jap ni besë t’vertetë
Pa u farue Berisha krejt
Ai gjak humbun s’ka me metë
I ka vra Rama katër vetë
Sot po i thojnë shpirti rahmet
Ka liftue trimi për besë
Nderoi vetën e fisin krejt
Çka ka thon Zymer Fazlia
Kush i merr gjaqet e mia
Ramë Binaku e Mon Avdia
Ramë Binakun vëlla e kam
Mi merr gjaqet gjith ka i kam.
Ramë Binaku tashmë i radhitur në Çetat Kaçake, dhe pas shume aksioneve e betejave, kishte arritur përvojën luftarake duke u treguar trim dhe luftëtar i rreptë përkrahë luftëtarëve e trimave të njohur të Kosovës e Shqipërisë.
Rama herët mbeti pa dy prindërit dhe kështu duhej të martohej për të krijuar familje. Bajram Syla, bashkëluftëtar i Ramës, e fejon vajzën e vëllait të vet Hazir Sylës, Zojë Hazirën, për Ramë Binakun. Zoja ishte një vajzë fisnike dhe për Ramën kjo ngjarje ishte një befasi e madhe të merrte për grua vajzën e udhëheqësit të çetave kaçake, Hazir Sylës.
Burrat e Rrafshit të Dukagjinit për Ramë Binakun thoshin: Në Kosovë nëna nuk lind trim më të pastër se Ramë Binakun. Ai aty ku e dha besën kurrë nuk e ktheu shpinën, aty ku e nguli këmbën edhe e bëri fitoren. Ky njëri e ruajti tërë jetën moralin e pastër shqiptar. Për tipare të tilla, populli i kësaj ane e çmonte dhe ishte në gjendje ta strehojë e ta mbrojë madje edhe duke rrezikuar familjet e tyre. Rama gjeti mbështetje dhe përkrahje të gjërë kudo në Kosovë e Shqipëri.

RAMË BINAKU NË EVENIMENTET HISTORIKE
Besëlidhja “Verrat e Llukës”
Besëlidhja “Verrat e Llukës”
Gjatë vitit 1909-1912, kudo në viset shqiptare bëheshin përgatitje për kryengritjen e përgjithshme popullore. Me këtë qëllim u mbajt edhe mbledhja tek Verrat e Llukës. Besëlidhja te Verrat e Llukës radhitët ndër kuvendet me të rëndësishme historike e organizuar nga Lidhja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.
Siç dihet nga burimet e shkruara dhe dëshmitë, në këtë kuvend, kanë marrë pjesë paria e dy nahijeve si: Isa Boletini, Sylejman Batusha, Bajram Curri, Shaban Binaku, pastaj kaçakët e këtyre anëve: Ramë Binaku, Isuf Musa, Idriz Beka, Halil Mehmeti, Hazir Syla, Halil Sadiku, Zhujë Avdyli etj.
Qëllimi i kuvendit te Verrat e Llukës ishte organizimi i një kryengritje gjithë popullore për çlirimin përfundimtar të atdheut. Kuvendi kishte mbaruar me fjalët e Isa Boletinit i cili bënte thirrje për bashkim e rezistencë kundër pushtuesit turk.
Pak ditë pas besëlidhjes te Verrat e Llukës, organet e pushtetit turk në Pejë, filluan të pengonin organizimin e Lëvizjes.
Myteserifi i Pejës Xhafer Tajari, që ishte edhe komandant i ushtrisë, ndikoi tek popullata e Pejës që të ndaleshin ndihmat për Isa Boletinin në Grykën e Carralevës.
Xhaferi, pas Pejës, doli nëpër fshatrat e Lugut të Baranit dhe Dushkajës me shpresë që t’i largonte popullatën nga kryengritja e përgjithshme.
Në fund të Marsit 1910, Xhafer Tajari me një batalion ushtarësh të armatosur mirë, u nis për në Lug të Baranit për të mbledhur tatimet dhe për të larguar njerëzit nga kryengritja. Çeta Kaçake e Ramë Binakut që gjendej në fshatin Kotradiq në shtëpinë e Ukë Sokolit, posa mori vesh për taborin e ushtarëve turq, dolën nga Kotradiqi dhe zunë pritat afër lumit Behoc. Me të dalë nga Vranoci, ushtrisë turke i kërciti pushka e kaçakëve. Edhe pse të paktë në numër, me taktikën e tyre të luftës guerile, lënin përshtypje të armiku sikur të ishin shumicë. Ishin shpërndarë larg njëri-tjetrit duke qëlluar ushtarët turq derisa Xhafer Tajari e pa të pa mundshme të shpëtonte, u zu ngushtë dhe ra në dorë. Ky aksion la përshtypje të madhe në këtë anë. U doli nami për trimëri e guxim shumë luftëtarëve, sidomos Ramë Binakut i cili do të kalonte jetën me pushkë në dorë në ballë të shumë betejave e aksioneve.
Pak ditë pas këtij aksioni, po thuajse e tërë Kosova u gjend në luftë. U zhvilluan shumë beteja si Lufta e Kaqanikut e udhëhequr nga Idriz Seferi, Lufta e Carraleves e drejtuar nga Isa Boletini etj.
Kënga e Lugut të Baranit
Kënga e Lugut të Baranit
Nkamb o çue Myteserrifi
Ka dal Rekën ma shetiti
Pushka mrapa i kërsiti
Pushka mrapa iu ka nue
N’Vranoc Pasha na paska shkue
Te Sylë Rexha ka pushue
Te tanë t’parët na i ka bashkue
Bukur fort na i ka qortue
Pushkën Mretit pse me ia nue
Kadri Curri në kam na u çue
Na shqiptarë jemi qellue
Për vend tonin jemi tuj luftue
O dal Pasha prej Vranoci
Krisi pushka prej Behoci
Prej Behoci pushka krisi
E rrxoi kali desh e myti
E rrxoi kali e ka lan te vorri
N’ore tande o Mehmet Gjoni
N’ore tande n’mujsh mem pshtue
Gjallë në Pejë nuk po muj me shkue
Xhafer Begu të ka kallxue
Ai po vet Myteserrifi
Ç’janë kto pushkë prej Kotrodiqi
Krejt ushtrinë ma kërdisi
Ramë binaku e Zhujë Avdyli
Krejt asqerin ma kërdisi
Isuf Musa e Selim Ukshini
Adem Rama Myderizi
Ali Hamza prej Rashiqit
Del Isufi mjedis livadhit
Po i bertet Xhafer Tajarit
Ç’dreqi t’pruni n’Lug t’Baranit
Në Lug t’Baranit çka t’ka prue
Pse s’rri n’Pejë me sunue
Del në rrethe me tregtue
Krihët me i pas me fluturue
Gjallë n’Pejë nuk t’lshoj me shkue
Xhafer begu i vëllai i Hakisë
Fjalë po i çon Hazir Alisë
N’mujsh mem pshtue sot prej komits
Prej komits n’mujsh mem pshtue
Myhemat mbas kam me ti que.

Kuvendi në Junik
Besëlidhja e Junikut
Besëlidhja e Junikut
Pas disa disfatave të pësuara pas vitit 1910 nëpër anë të ndryshme të Kosovës, u pa e udhës që të bëhej një riorganizim i përgjithshëm për të forcuar rezistencën kundër pushtuesve.
I pari që mori iniciativën për këtë ishte Hasan Prishtina. Ai kishte njoftuar dhe organizuar parinë e të gjitha vilajeteve të Kosovës që nga Prishtina, Drenica, Mitrovica, Gjilani, Kaqaniku për të kaluar në Dukagjin ku do të mblidheshin edhe paria e kësaj ane për t’u drejtuar në kuvendin e Besëlidhjes së Junikut. Hasan Prishtina arriti në Junik i shoqëruar nga, Sadik Rama, Ramë Binaku, Sylejman Lokaj, Isuf Musa etj. Me të arritur në Junik, u takua me krerët në Odën e Junikut dhe me shumë burra të tjerë nga Juniku e Reka. Pra këtu do të mbahej kuvendi Besëlidhja e Junikut diku në Maj 1912 e cila mblodhi shumicën e krerëve që përfaqësonin popullin e Kosovës. Ishin mbledhur më së 250 përfaqësues nga të gjitha vilajetet e Kosovës, ku ndër të tjerë ishin: Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Bajram Daklani, Ahmet Maxhuni, Xhemajl Berisha, Sadik R. Gjurgjeviku, Hasan Ferri, Qerim Begolli, Zenel Begu, pastaj Ramë Binaku, Haxhi Bajraktari, Hajdar Tafa, Nimon Bala, Sadri Azemi, Idriz Zeqa, Riza Kryeziu, Ahmet Begu, Sylejman Botusha, Zeqir Halili, Ibrahim Hoxha, Halil Ibrahimi, Rexhep Bajraktari, etj.
Në këtë kuvend u nënshkrua betimi për kryengritje të përgjithshme, betim ky i qartë “Vdekje o Liri”
Në kuvendin e Junikut u hartua edhe plani i kryengritjes sipas të cilit u caktuan edhe udhëheqësit për rajonet e Kosovës, Bajram Curri e Ramë Binaku për Gjakovë me rrethinë, Hasan Prishtina për Pejë, Isa Boletini me Ismail Berishën për Mitrovicë e Fushë Kosovë, Idriz Seferi dhe Hasan Hyseni për anët e Gjilanit.
Kërkesat e kuvendit të Junikut ishin: caktimi i kufijve të Shqipërisë, krijimi i një administrate shqiptare, ngritja e flamurit kombëtar, njohja e shqipes si gjuhë zyrtare, etj. Këto kërkesa iu paraqitën qeverisë turke dhe konsujve të fuqive të ndryshme në Shkup. Këto kërkesa i kishte nënshkruar edhe Ismail Qemali edhe pse nuk kishte mundur të merr pjesë në Kuvendin e Junikut.
Pas këtij kuvendi, me shpejtësi u mobilizuan rreth 2500 kryengritës të rajoneve të Dukagjinit ku pasuan aksionet e shumta siç ishte përleshja me ushtrinë e Fadil Pashës. Pastaj për të vazhduar me të tjera beteja deri tek ajo e çlirimit të Shkupit në të cilën morën pjesë mijëra kryengritës nga të gjitha trevat e Kosovës, ndër ta edhe Ramë Binaku. Kjo bëri pushtetin turk të pranonte kërkesat e Hasan Prishtinës.
Kryengritja që organizoi Hasan Prishtina në Maj 1912, bëri jehonë të madhe dhe tronditi pushtetin turk në Ballkan. Mirëpo për fat të keq, siç dihet nga dokumentet e shumta, kjo Besëlidhje u shua nga brenda për shkak të përçarjeve dhe për shkak të fillimit të pa pritur të luftës Ballkanike.

RAMË BINAKU – NË LUFTË KUNËR PUSHTUESVE TË NDRYSHËM
Kryengritja kundër pushtimit serb
Lufta Ballkanike
Pas shpërndarjes së kryengritësve nga Shkupi, kaçakët e këtyre anëve që kishin marrë pjesë atje, u shpërndanë nëpër rajonet dhe shtëpitë e tyre ku ishin zvogëluar edhe aksionet e tyre.
Pas kryengritjes së përgjithshme, Turqia numëronte ditët e fundit në tokat shqiptare me që tash në çështjen shqiptare ishin inkuadruar fuqitë e mëdha evropiane duke i bërë trysni Turqisë për kërkesat e shqiptarëve.
Në këtë kohë për ta penguar realizimin e aspiratave shqiptare me ndihmën e Rusisë dhe Serbisë, u formua “Aleanca Ballkanike” për pushtimin dhe copëtimin e tokave shqiptare. Këto shtete si: Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, do të fillonin luftën kinse kundër ‘robërisë osmane’. Me shpërthimin e Luftës Ballkanike filloi sulmi i ushtrive të këtyre shteteve në të gjitha viset shqiptare me qëllim që Turqia, të dërmohej që tani sa ishte e lodhur dhe e shpenzuar nga luftërat me shqiptarët. Deklaratat e këtyre shteteve proklamonin barazi në emër të luftës për çlirim kombëtar te të gjithë popujve të Ballkanit. Por ishin fraza boshe. Në emër të këtyre mashtrimeve, pushtuan shumë territore shqiptare dhe i mbajtën nën okupim vite me radhë.
Në Tetor 1912, viset e Kosovës dhe veriu i Shqipërisë u sulmuan nga ushtritë barbare Serbo-Malazeze, sulm ky që do të shënonte fillimin e Luftës Ballkanike. Pas përhapjes së lajmit për sulmin, patriotët shqiptarë të lodhur nga luftërat u gjendën në pozitë të vështirë. A të luftonin kundër turqve që tashmë po largoheshin nga tokat shqiptare, apo të bënin rezistencë kundër forcave aleate ballkanike! Kosova tashmë gjendej në sulm të gjithanshëm. Në veri u sulmua nga ushtria Serbe ku atje bënë rezistencë patriotët e udhëhequr nga Hasan Prishtina. Në të njëjtën kohë ushtria malazeze kishte sulmuar Shqipërinë e veriut dhe viset e Kosovës. Me të dëgjuar për sulmin, luftëtarët e çetave kaçake të Dukagjinit, u bashkuan për rezistencë. Vendosën t’i bëjnë rezistencë ushtrisë malazeze në Malësi të Gjakovës. Në këtë rezistencë të udhëhequr nga Bajram Curri ishin edhe: Ramë Binaku, Ali Mehemti, Tahir Selimi, Isuf Musa, të cilëve iu bashkuan edhe shumë luftëtarë nga Reka e Dushkaja. U bë rezistencë e fortë nga Malësia e Gjakovës e deri në bjeshkët e Deçanit ku kishin dalë edhe luftëtarë të anëve të Deçanit të udhëhequr nga Mehmet Uka. Përkundër qëndresës së fortë të patriotëve shqiptarë, dhe ndikimit të propagandës së aleancës, rezistenca u bë e pa mundur dhe po thuajse e gjithë Kosova ra nën pushtimin Serbo-Malazez.
Pas kësaj disfate, ideologët dhe luftëtarë e çështjes kombëtare, që nga H. Prishtina, B. Curri, I. Boletini, u detyruan të kalojnë në viset e Shqipërisë ku aty u mbajtën mbledhje për të planifikuar sulmet dhe rezistencën e radhës. Hasan Prishtina dhe ideologë të tjerë të çështjes kombëtare, në pamundësi të mbrojtjes së Kosovës, vazhduan përpjekjet që Shqipëria pas sundimit turk të mos okupohej por të shpallte mëvetësinë.

SHPALLJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
28 Nentor 1912
Pas okupimit të Kosovës nga ushtritë Serbo-Malazeze, dhe pas tentativave për të pushtuar të tjera troje të Shqipërisë, patriotët e Lëvizjes Kombëtare nuk pushuan dhe tashmë kishte ardhur ora.!
Me 28 Nëntor, në Vlorë, u bë shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Tingëlloi ora e historisë që shqiptarët e kishin pritur me shekuj.
Shqiptarët e fituan pavarësinë e plotë. Shqipëria u bë shtet sovran, por më tepër se gjysma e tokave të tyre mbetën jashtë kufijve shtetëror nën sundimin e egër të Jugosllavisë së Vërsajt. Pra, përkundër depërtimit të ushtrisë së aleancës Ballkanike në Kosovë, Maqedoni e ne disa vise të Shqipërisë, shqiptarët nën udhëheqjen e Ismail Qemalit, në Vlorën historike, e shpallën Pavarësinë e Shqipërisë.
Në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë mori pjesë edhe delegacioni i Kosovës, i cili zbriti përmes Shqipërisë së veriut në Durrës e Fier, për të arritur në Vlorë në mbledhjen e Kongresit Kombëtarë. Përveç delegatëve, aty morën pjesë edhe rreth 400 luftëtarë trima të drejtuar nga patrioti Isa Boletini në mesin e të cilëve ishin edhe Ramë Binaku i Dashinocit, Sylë Mehmeti i Pozharit, Tahir Selimi i Llukës, Isuf Bardhoshi i Isniqit, Himë Lybeniqi, etj. Shumica e këtyre trimave, ishin caktuar të bënin sigurinë e Vlorës dhe Ismail Qemalit nga rreziqet e ndryshme.

RAMË BINAKU GJATË...
Luftëtarët e Lëvizjës kundër serbo-malazezëve
PUSHTIMIT SERBO-MALAZEZ TË KOSOVËS
Ushtria Serbo-Malazeze kishte pushtuar Kosovën në vitin 1912. Në zonën e Dukagjinit dhe të Prizrenit u vendosën kryesisht ushtarët malazezë të cilët pa humbur kohë filluan të vendosin pushtetin okupues dhe administratën e dhunshme. Krahas pushtimit tashmë kishte filluar edhe maltretimi, plaçkitja, persekutimi dhe masakrat ndaj shqiptarëve. Krahas pushtimit Serbo-Malazezë filloi epoka e gjenocidit dhe shfarosjes së asaj pjese të popullit shqiptar që kishte mbetur nën pushtimin serbo-malazezë. Pas vendosjes së pushtetit, në Dukagjin u formuan njësitë speciale ushtarake që filluan ndjekjen e krerëve dhe luftëtarëve të Lëvizjes Kombëtare. Këto njësi bridhnin fshatrave duke bastisur, plaçkitur e torturuar popullatën shqiptare. Si duket shqiptarët që mbetën të pushtuar tashmë do të përballeshin me pushtuesin e vërtetë gjakatarë në krahasim me atë të parin. Pas vitit 1012, vite me radhë, vazhdoi dhuna, gjenocidi e plaçkitja ndaj popullit shqiptarë. Janë të njohura shume persekutime, vrasje e masakra në shumë fshatra e qytete të Dukagjinit e Kosovës.
Nga gjendja e vështirë e krijuar nga okupatori, shumë njerëz u detyruan të arratisën, të cilët kryesisht shkuan në Malësi e sidomos ata të Rrafshit të Dukagjinit. Të njëjtën gjë bënë edhe kaçakët e kësaj ane. Kaçakët si: Ramë Binaku, Rexhë Ali Pozhari, Tahir Selimi, Mehmet Uka, e shumë të tjerë, edhe në Malësi u dalluan për rezistencë kundër aksioneve të forcave serbo-malazeze. Në përleshje të tilla u vranë e u plagosën mjaftë kaçakë, ndër të cilët edhe Tahir Selimi i Llukës.
Edhe gjatë kësaj kohe, përpjekjet e patriotëve për çlirimin e vendit nuk u ndalën. Ideologët e çetave kaçake H. Prishtina, S. R. Gjurgjeviku, I. Boletini, B. Curri, bënë përpjekje për organizimin e një kryengritje të përgjithshme duke organizuar çetat e të gjitha viseve shqiptare e sidomos ato të Dukagjinit. Qëllimi ishte të shfrytëzonin pushtimin Austro-Hungarez dhe të bashkonin trojet shqiptare. Mirëpo ky organizim për fat të keq u pengua nga pushteti i Tiranës së asaj kohe.

PUSHTIMI AUSTRO-HUNGAREZ DHE...
Pushtimi Austro-Hungarez
RIKTHIMI I PUSHTETIT SERBO-MALAZEZ
Gjatë Luftës së Parë Botërore, Kosova pësoi një pushtues të ri. Ishte pushteti Austro-Hungarez që u vendos në viset e Kosovës. Me pushtimin Austro-Hungarez të Kosovës, përkundër të gjithave, situata u përmirësua. Edhe pse shumë i rreptë në taksa dhe mbledhjen e tatimeve, ky pushtet ishte me i civilizuar dhe nuk bënte gjenocid.
Gjatë kësaj kohe, vet situata pas ndërrimit të pushtuesve, bëri që shumë kaçakë e patriotë të kësaj ane, ndër ta edhe Ramë Binaku, të ktheheshin nëpër vendet e shtëpitë e tyre për te jetuar e vepruar. Njëkohësisht edhe aksionet e tyre pothuajse kishin pushuar tërësisht. Tashme edhe ideologët e Lëvizjes Kombëtare si: Hasan Prishtina, Isa Boletini e Bajram Curri, vepronin në legalitet.
Pushteti Austro-Hungarez, edhe pse kishte vendosur administratën e vet, lirisht mund të thuhet se për shqiptarët kishte sjellë njëfarë autonomie që nuk e kishin pasur kurrë më parë. Ai njihte shtetësinë dhe gjuhën e tyre. Kudo që ishte flamuri dhe himni Austro-Hungarez, ishte edhe ai shqiptar. Krahas kësaj, filluan të hapën edhe shkollat shqipe ku në këtë drejtim, në Rrafshin e Dukagjinit dhe në fshatrat e Deçanit kontribuan H. Prishtina dhe B. Curri. Hasan Prishtina, tashme në legalitet, mbante lidhje të vazhdueshme me Vjenën dhe bëri ndikim në shumë çështje shqiptare. Megjithatë kjo situatë zgjati deri në vitin 1918, ku në Kosovë rikthehet pushteti Serbo-Malazez. Ushtritë Austro-Hungareze u thyen në frontin e Selanikut nga ushtria franceze dhe ajo serbe që ishte aleate e saj. Menjëherë pas kësaj, në Kosovë u rivendos pushteti Serbo-Malazez. Me rikthimin e këtij pushteti, gjendja në territorin e Kosovës u keqësua dukshëm. Pushteti, krahas dhunës, maltretimeve e vrasjeve, ishte vënë në ndjekje të çetave kaçake duke përdorur mënyrat me të ndryshme, madje edhe ato të shantazhimit ose duke përdorur mercenarë shqiptarë që u ishin vënë në shërbim këtij pushteti.
Çetave Kaçake iu vështirësohej gjendja çdo ditë e më shumë edhe deri tek kushtet ekonomike ku shumë prej tyre u detyruan kohë pas kohe të kalonin në viset e Malësisë e të Shqipërisë veriore.
Përkundër të gjitha vështirësive, rezistenca e këtyre trimave, nuk u ndal as nuk u shua për asnjë çast. Edhe në kushtet më të vështira, qëndruan të organizuar dhe aksionet e tyre në këtë kohë ishin të matura dhe me raste për shkak të frikës se mos pushteti serbo-malazezë do hakmerrej në popullatën civile e cila edhe ashtu çdo ditë ishte e rrezikuar dhe e lodhur nga maltretimet e plaçkitjet.
Edhe pse pushteti vazhdonte fushatën e ndjekjes dhe çarmatimin e popullatës, përkundër kësaj, çetat kaçake të kësaj ane, arritën të kenë një organizim dhe të shtohen në numër. Është koha të përmendim disa prej trimave të kësaj kohe si: Ramë Binaku, Zefi i Vogël, Nimon Ferizi, Isuf Musa, Mehmet Uka, Rexhë Alia, Nel Musa, Bekë Ademi, Lan Selimi, Hasan Sejda, Haxhi Sadria, Ramë Tahiri, Isuf Xhema, Rexhep Mulaku, Avdyl Selimi, Rexhep Sokoli, Sokol Binakaj, etj.
Guximi, trimëria, aksionet dhe përpjekjet e tyre për të mbrojtur shqiptarët e këtyre anëve, kanë mbetur thellë në kujtesën e banorëve brez pas brezi.
Është karakteristikë e këtyre kaçakëve se shumica prej tyre ishin të pa shkolluar. Oda e burrave ishte shkollë e madhe e kësaj kohe, ku të rinjtë mësonin nga kuvendet e burrave për dashurinë ndaj atdheut. Nëpër oda burrash, gjeneratat e reja merrnin frymëzimin për lirinë, urtësinë, sinqeritetin, e guximin e duhur. Këto oda ruajtën traditën e lashtë, folklorin e historinë.
Për shkak të dhunës së vazhdueshme të ushtrisë serbo-malazeze, çetat kaçake të Dukagjinit u rritën dukshëm në numër. Duke qenë të organizuar dhe në koordinim mes veti, vazhduan shumë aksione kundër forcave serbo-malazeze. Tashmë mund të flitej jo vetëm për aksione por edhe për kryengritje gjithë popullore. Krahas organizimeve të vitit 1918 ishte formuar edhe Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Me këtë komitet mbanin lidhje shumë çeta të Kosovës, e ndër ta edhe Ramë Binaku me shokë.
Sipas të dhënave historike, kryengritja më e organizuar e çetave kaçake në atë kohë filloi në Drenicë në Maj 1919 ku morën pjesë më se 3000 shqiptarë të udhëhequr nga Azem Bejtë Galica, pastaj njëkohësisht edhe në viset tjera si në Pejë e disa fshatra të Deçanit.
Krahas aksioneve kundër okupuesve, çetat kaçake kishin marrë një aksion për eliminimin e spiunëve e bashkëpunëtorëve shqiptar të pushtetit e gjithashtu ndaj vjedhësve e plaçkitësve. Kjo e fundit ishte bërë dukuri e shpeshtë në këto anë, me ç’rast tek popullata ishte përhapur frika nga vjedhjet madje edhe nga maltretimet. Për këtë, Ramë Binaku me shokë, kishte filluar një aksion për eliminimin e kësaj dukurie ku pas dy vrasjeve të hajdutëve u ndërpre hovi i vjedhjeve e dhunimeve në këto anë. Ky aksion i Ramë Binakut, bëri efekt pozitiv në masat e popullit, ndaj kjo ngjarje u ruajt nga breznitë përmes vargjeve të bukura të rapsodit popullor.
Ramë Binaku bashkë me luftëtarë të kësaj ane, qëndroi herë në Kosovë e herë në Shqipëri ku në koordinim me Hasan Prishtinën, Bajram Currin dhe Sadik Ramë Gjurgjevikun, vazhduan rezistencën dhe aksionet kundër pushtuesit, kryesisht të përqendruara në malësinë e Gjakovës deri në vitin 1921.

RAMË BINAKU NË
Zonën Neutrale të Junikut
Për shkak të agresionit serb ndaj popullatës shqiptare, fuqitë evropiane bënë presion mbi pushtetin Jugosllav me ç’rast u kërkua ‘demarkacioni’ i kufirit dhe tërheqja e forcave serbo-malazeze nga kufiri me Shqipërinë ku me këtë rast u formua Zona Neutrale e Junikut. Kjo zonë duhej të përfshinte gjithë rajonin e Dukagjinit por me presionin e pushtuesve, kjo zonë u cungua vetëm në 18 fshatra kryesisht të Rekës ku qendër e kësaj zone ishte Juniku.
Zona Neutrale e Junikut u formua në Dhjetor të vitit 1921 dhe zgjati deri me 21 Shkurt 1923. Në këtë zonë erdhën shumë çeta çlirimtare nga Drenica, Poshteri, Rugova, Plava e Gucia, Dukagjini e Maqedonia. Edhe Ramë Binaku me çetën e tij qëndroi në këtë zonë.
Tubimet e kaçakëve në Zonën Neutrale të Junikut ishin të fshehta, sidomos kur merrte
pjesë Hasan Prishtina. Aty koordinoheshin punët rreth strategjive dhe planeve luftarake. Juniku u bë nyje e Lëvizjes Kombëtare ku qëndruan prijësit më të dalluar e më të përndjekur nga organet policore-ushtarake të pushtetit.
Vlen të thuhet se pos të tjerëve, gjithnjë përmendeshin nga pleqtë e kësaj ane luftëtaret e dalluar duke filluar nga ideologët H. Prishtina, S. Gjurgjeviku, B. Curri, pastaj Shotë Galica, Ker Sadria, Azem Bejta, R. Beka, Beqir Rexha, Isuf Mehani, Nak Berisha, Mehmet Uka, Qorr Ilazi, Sak Fazlia, Ramë Binaku, Rexhë
Alia, Isuf Musa, etj.
Duke ditur rrezikun nga aksionet dhe organizimi i çetave kaçake në këtë zonë, dhe frikës së ndonjë kryengritje të gjerë popullore, pushteti serbo-malazezë bënte çmos për shuarjen e Zonës Neutrale. Për shkatërrimin e kësaj zone, u angazhua edhe armata e tretë me kolonelin e zonës kufitare Kataniq. Krahas këtyre angazhimeve, shantazheve e sulmeve, duke ndihmuar edhe përçarja e brendshme e krerëve të Lëvizjes, erdhi deri të shkatërrimi i Zonës Neutrale.

RAMË BINAKU PAS...
Forcat e Bajram Currit 1924
REVOLUCIONIT DEMOKRATIK
NË SHQIPËRI
Pas shuarjes së Zonës Neutrale të Junikut, shumica e kaçakëve të kësaj ane kaluan në Malësi dhe ishin në bashkëpunim me Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën. Edhe Ramë Binaku bashkë me Rexhë Alinë, Rexhep Sokolin, Isuf Musën, Sokol Binakun, Lan Selimin, ishin në Malësi. Tani i epej rëndësi jo vetëm çlirimit nga pushtuesi serbo-malazezë por edhe çlirimit të Shqipërisë, vendosjes së pushtetit demokratik, për të synuar kështu bashkimin e trojeve shqiptare. Shumica e këtyre atdhetarëve qëndronin në Malësi, ku pas arritjes së Hasan Prishtinës, u bë një mobilizim i përgjithshëm për organizimin e aksioneve të armatosura. Për këtë organizim, Bajram Curri, dërgoi në rrethet e Gjakovës Ramë Binakun bashkë me Isuf Musën e Rexhë Alinë, të cilët brenda pak ditësh, organizuan dhe mobilizuan shumë njerëz për të marrë pjesë në kryengritje.
Në Maj të vitit 1924, shpërtheu kryengritja në Krumë, të cilën e udhëhoqi Bajram Curri, për të vazhduar më pas në shumë qytete të Shqipërisë. Kjo kryengritje pasoi me rrëzimin e qeverisë së Zogut dhe vendosjen e qeverisë së re të Fan Nolit.
Barrën kryesore të këtij revolucioni në Shqipëri, e mbajtën kryengritësit kosovarë të drejtuar nga ideologët e Lëvizjes Kombëtare, Hasan Prishtina e Bajram Curri, me shokë. Mirëpo edhe qeveria e Nolit, nuk përfilli në masë të duhur bartësit kryesorë të revolucionit dhe nuk qe në gjendje të ngulte këmbë për çlirimin e trojeve të mbetura nën robërinë e Jugosllavisë.

TENTATIVAT PËR ELIMINIMIN E ÇETAVE KAÇAKE
Pas rivendosjes së regjimit Zogist në Shqipëri, krahas të këqijave të tjera, filloi edhe një fushatë e rreptë për të likuiduar prijësit e çetave që kundërshtonin këtë regjim. Shumica e kaçakëve të kësaj ane qëndruan në Malësi ndër miq e dashamirë.
Rreth vitit 1924, qeveria Zogiste përpiqej me çdo kusht të likuidonte prijësit duke filluar nga Bajram Curri. Për çdo ditë e më shumë ngushtohej rrethi i ideologëve të Lëvizjes Kombëtare. Bajram Curri këso kohe kalonte jetën e një kaçaku ilegal shumë herë nëpër male e shpella të Malësisë. Që nga Dhjetori i vitit 1924 e gjerë në Mars 1925, pa iu ndarë asnjëherë Bajram currit, qëndroi Ramë Binaku i Dashinocit, veteran i çetave kaçake që nga viti 1903. Rama kishte përvojë të madhe në strategjinë e luftës guerile, ishte i urtë, zemërgjerë e trim që nuk matej. I njihte mirë grykat, shkallët e shtigjet dhe morfologjinë e viseve shqiptare nga Peshteri, Shkupi e gjer në Shkodër. E donte shumë Bajram Currin, me të cilin kishte kaluar shumë mote në aksione, prandaj vendosi që në këto momente të vështira të mos i ndahej, ashtu siç nuk iu kishte ndarë kurrë në terrenet e Dushkajës, Grykë të Kaçanikut, në Shkup, Junik, Malësi, Shkodër e gjetkë. Begu e njihte mirë karakterin e Ramës, andaj udhëtonte shpesh me të në Greqi, Zvicër e Itali.
Tani si ministër i qeverisë, Zogu u angazhua për likuidimin e ideologëve të Lëvizjes. I dërgoi njerëzit e vet në rrethet e Krumës të informoheshin për gjendjen dhe vendndodhjen e Bajram Currit dhe shokëve të tij. Në këto situata të krijuara, ishte i vështirë strehimi madje edhe te miqtë e ngushtë. Me Bajram Currin siç u tha rrinte Ramë Binaku, si roje personal i tij. Siç dëshmojnë pleqtë e kësaj ane, regjimi i Zogut dhe Kralit të Serbisë, duke përdorur shumë mercenarë e kolaboracionistë si çifti i Cana Beg Kryeziut, përgjonin kudo lëvizjet e këtyre burrave. Rama që ishte i rryer në jetën kaçake, e kalonte Begun e shokët e tjerë prej një vendi në tjetrin në fshehtësinë më të madhe. Gjatë kësaj kohe nga regjimi keqtrajtoheshin edhe popullata civile e rrethit të Krumës dhe Malësisë madje duke shkaktuar edhe vrasje.
Në fillim të Marsit 1925, për shkaqe familjare, Ramë Binaku doli në Krumë te shokët, prej andej kaloi në Kosovë për t’u kthyer sërish në Malësi në fillim të Prillit. Këtë kohë Bajram Curri me pak shokë u strehuan në shpellën ‘Gryka e Matinës’ në Dragobi. Në ditët e fundit të Marsit, organet e qeverisë e diktuan vendstrehimin e tij dhe me 29 Mars 1925, Gryka e Matinës u rrethua nga forca të shumta. Begu me shokët e tij, ndonëse i dërrmuar, nuk u dorëzua. Në këtë përleshje të ashpër, u vra heroikisht me armë në dorë tribuni e ideologu i Lëvizjes Kombëtare, Bajram Curri. Vrasja e tij shkaktoi pikëllim të thellë në mbarë popullatën e këtyre anëve dhe i dha një shkallë të fortë keqësimi çetave kaçake dhe forcave tjera demokratike.
Pas vrasjes së Bajram Currit, të Azem Galicës e të shumë prijësve tjerë, për ditë e më shumë vështirësohej gjendja e çetave kaçake ku shumë prej tyre u shpartalluan në grupe. Disa kaluan në ilegalitet të plotë e disa u dorëzuan.
Ramë Binaku me shokët: Rexhë Alia, Sokol Binaku e një vit më vonë edhe Isuf Musa, vendosën të kthehen në shtëpitë e tyre, ku fillimisht qëndruan ilegalisht e disa muaj më vonë, përmes personave që kishin autoritet tek organet serbe, u dorëzuan.
Edhe pas dorëzimit, Ramë Binaku jo për gjatë kohë u la i qetë nga pushteti i asaj kohe kështu qe serish bashkë me luftëtarë të tjerë, filluan të organizonin sulme ndaj armikut.

RAMË BINAKU
Rame Binaku
SERISH NË LUFTËRA KUNDËR
ARMIKUT
Siç u tha më herët, luftëtarët e çetave kaçake nuk u lanë të qetë nga ushtria e policia Jugosllave. Ata u deshtë serish të mobilizoheshin e madje të kalojnë në ilegalitet. Është fjala këtu për një periudhë disa vjeçare pas vitit 1925 e deri në vitin 1947 ku Kosova vazhdonte të ishte nën sundimin Jugosllav e në Shqipëri ndërroheshin qeveri jo aq të mira për kombin shqiptar.
Është kjo një periudhë e cila mori shumë prej atdhetarëve, patriotëve e ideologëve të çështjes kombëtare nga mbarë viset shqiptare. Pa dyshim që krahas regjimit Jugosllav, bëhej edhe një ndjekje jashtëzakonshme për të eliminuar prijësit dhe krerët e Lëvizjes Kombëtare, ku fatkeqësisht në këto fushata të gjëra ndihmuan shumë kolaboracionistë shqiptar të afërt me pushtetin e asaj kohe. Është kjo kohë që mori edhe ideologët me të mëdhenjë të kombit të cilët u internuan e u vranë nga aparati shtetëror Jugosllav apo dora vrastare, tradhtare e paguar nga ky pushtet. Është fjala këtu për një seri atdhetarësh e ideologësh që jetën ia kushtuan çështjes kombëtare dhe çlirimit të tokave shqiptare nga pushtuesit e ndryshëm duke hyrë kështu në piedestalet më të lavdishme të historisë së popullit të Kosovës dhe atij shqiptar në përgjithësi. Është e udhës të përmendim këtu disa prej tyre duke filluar nga vrasja e Bajram Currit në Dragobi, Isa Boletinit në Podgoricë, Azem Galicës, Hasan Prishtinës në Selanik, e për të vazhduar kështu tek bashkëluftëtarët e Ramë Binakut si: Rexhë Ali Pozhari, Lan Selimi, Mehmet Uka, etj.
Sigurisht, të gjitha këto vrasje ishin se cila më shumë se tjetra, goditje për Lëvizjen Kombëtare dhe për aspiratat e popullit shqiptar në përgjithësi. Megjithatë, ky popull asnjëherë nuk u gjunjëzua para armikut. Lindi e rriti patriotë që do vazhdonin rezistencën e armatosur deri në sakrificë për çlirimin e atdheut. Në vazhdën e rezistencës, vlenë të përmendet lufta e Ramë Binakut, bashkë me shokët: Isuf Musa, Lan Selimi, Mehmet Uka, Ramë Tahiri, Isuf Xhema, etj, ku në muajin korrik 1941, organizuan popullatën e këtyre anëve në luftë për të mbrojtur Plavën e Gucinë nga sulmet çetnike. Në fillim të këtyre luftimeve u vranë edhe kaçakët e vjetër Mehmet Uka e Lan Selimi.

Pushtimi
Gjermano-Italian i Kosovës
Pushtimi Gjermano-Italian
Ramë Binaku do të gjendej në situata të ndryshme gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1941, Kosova do të pësonte edhe një ndryshim të pushtuesit. Kësaj radhe pushtohet nga forcat naziste gjermane, dhe nga ato fashiste italiane. Gjermanët largojnë nga Kosova ushtrinë serbe të
Karagjorgjit dhe vendosin qeverinë shqiptare. Kosovarët armatosën, bashkojnë kufijtë me shtetin shqiptar dhe hapin shkollat në shuhen shqipe ku në atë kohë në Kosovë nga Shqipëria u dërguan 380 mësues.
Ramë Binaku gjatë kësaj periudhe 3 vjeçare, u çmua shumë nga Balli Kombëtar, të cilin e udhëhiqte Mithat Frashëri. Gjatë periudhës kohore 1941-1943, në Kosovë
ekzistonin tri parti: Balli Kombëtarë, Zogistët dhe Komunistët. Kjo gjendje nuk
zgjati më shumë se tre vjet.
Pas ndryshimeve famëkeqe në shtetin shqiptar, regjimi i Zogut rikthehet në Shqipëri. Përçarjet futën në mes të patriotëve, grupeve e Lëvizjes pas marrëveshjes së Mukjes. Këto përçarje në jetën politike e morale, e kthejnë popullin shqiptar në xhelatë dhe viktima të njeri-tjetrit. Shqipëria dhe Kosova i vuajtën me dekada pasojat e këtyre momenteve tragjike.
Pas kapitullimit të Gjermanisë dhe Italisë, Kosova prapë ripushtohet nga forcat serbo-malazeze. Pas kësaj kohe, Ramë Binaku del përsëri kaçak në male për të vazhduar luftën guerile kundër
pushtuesve dhe kundër partizanëve.

JETA E RAMË BINAKUT
Varri i Ramë Binakut në Dashinoc
NË VENDLINDJE PAS DORËZIMIT
Ramë Binaku tashmë ishte i lodhur dhe i moshuar. Dëshironte që këtë pjesë të jetës ta kalonte në qetësi me ata pak shokë qe i kishin mbetur. I donte shumë mysafirët dhe dëshironte që çdo natë të ishte me ta. Qëndronte në odën e vet, e në oda të tjera ndër miq e dashamirë të Dushkajës, Dukagjinit, Kosovës e Malësisë. Zhvillonte biseda patriotike me shokët e luftës e besës me një ide dhe një shpresë të përhershme që një ditë do të largoheshin përjetësisht pushtuesit nga tokat tona arbërore.
Pushteti Jugosllav dhe ai Leninist, Ramë Binakun nuk e lanë të qetë as në vitet e pas dorëzimit. Shumë herë kulla e tij u bastis nga organet policore-ushtarake kinse për kërkim të armëve. U gjend shpesh herë para tentativave për shantazh apo edhe ftesave për të qenë pjesë e aktiviteteve që do të zbehnin personalitetin e tij, por ai asnjëherë nuk pranoi as nuk u verbua nga premtimet e llojeve të ndryshme. Zgjodhi jetën e skamjes e varfërisë në kullën e tij por me ndërgjegje e moral të pastër.
Pas martesës me Zojë Haziren, Ramë Binakut i linden pesë fëmijë, djemtë Rexhepi e Sahiti dhe vajzat Zadja, Tima dhe Nuria. Fat i njëjtë i përcolli edhe djemtë e tij të cilët si gjatë shkollimit ashtu edhe më pas, u gjendën në vazhdën e bastisjeve e përndjekjeve nga organet e pushtetit si bijtë e kaçakut. Ndaj tyre trilloheshin gjëra të pa qena si kërkimi i armëve e të tjera trillime që ishin vetëm arsye për t’i burgosur gjë të cilën edhe e arritën në vitin 1958 duke burgosur Rexhep Ramën bashkë me kolegun Hasan Sadikaj, ku u dënuan me nga dhjetë muaj burg.
Ramë Binaku i Dashinocit vdiq me kokë në jastëk në kullën e tij në vitin 1963. U varros në varrezat e vendlindjes së tij, në Dashinoc, pa ndonjë ceremoni për shkak të rrethanave të asaj kohe.

PËRSONALITETI I RAMË BINAKUT
Ramë Binaku
DHE KUJTIMET PËR TË
Ramë Binaku ka qenë burrë shumë i vendosur. Ishte i urtë por i pa thyeshëm në mendimet e tij. Me qenë se ishte rritur jetim, në skamje, ai i kuptonte të varfrit dhe vuajtjet e tyre. I pëlqente gjuetia e kafshëve te egra dhe peshkimi. E donte muzikën popullore e folklorike, dhe e çmonte lahutën dhe këngët e kreshnikëve. I donte shumë odat e burrave në të cilat bëhej kuvendi për luftë, ndaheshin pleqësitë e thella, duke zgjidhur probleme të mprehta nga jeta. Populli i kësaj ane, moshatarët dhe bashkëluftëtarët e tij e çmonin me fjalë të ndryshme. Ata thoshin se Ramë Binaku ka qenë njeri me orë, atij i printe Ora e Maleve. Ishte i fortë dhe i qëndrueshëm në rast të humbjes apo plagosje së ndonjë luftëtari. Në një rast të plagosjes së një bashkëluftëtari, Rama i kishte thënë: ‘Përhajr varra e gajret o burrë i maleve se këso muhabetesh ka jeta e kaçakut’.
Kur e pyesnin shokët e luftës Ramën, se kur ishte ndjerë më së ngushti, ai thoshte: ‘Kurrë më ngushtë nuk e kam ndje vetën se sa kur më kanë vrarë vëllaun Hajdarin, dhe kur në Sheremetaj ma kanë pre Zymer Fazlinë brenda në kullë. Por jam lehtësuar kur kam arritur të tërheq trupin e tij të mos e marrin turqit, dhe kur kam nxjerr hak për Zymer Fazlinë’.
Në fjalorin e Ramës janë dëgjuar thënie si: ‘Luftëtari i ndershëm shqiptar nuk dhunon kurrë gjatë luftës, nuk vjedh, nuk pret në besë dhe nuk len shokun në baltë’.
Ramë Binaku u kishte thënë shokëve, Isës dhe Sokolit, para se të dorëzoheshin në vitin 1947: ‘Edhe nëse ua marrin shpirtin, mos tregoni ku keni qëndruar, ku keni ngrënë bukë, që mos të marrim askënd në qafë’.
Në tiparet e Ramë Binakut ishte gjithnjë që aty ku e hante bukën, të mos e përmbyste kupën. Tiparet e tilla ishin arsyeja që ai ishte i respektuar e i vlerësuar nga popullata, ku familje të shumta të Dushkajës, Dukagjinit, Kosovës e Malësisë, kurdoherë i ndihmuan, e strehuan e i dhanë bukë në kohërat e tij më të vështira. Ishte ky Ramë Binaku i cili në tiparet e tij kishte besën, moralin dhe etikën luftarake.
Luftëtari i lirisë Ramë Binaku i Dashinocit siç e quante populli Ora e Maleve të Dushkajës, si strateg i madh i luftës, njeri i brymosur me ideale atdhedashurie, 50 vjet të jetës së tij i kaloi me pushkë në dorë për t’ia sjellë lirinë atdheut.
Fund Dhjetor 2012

Album me fotografi të atdhetarëve të kauzës kombëtare nga Dukagjini, Kosova e Shqipëria, bashkëluftëtarë e bashkëveprimtarë i të cilëve ishte edhe Ramë Binaku i Dashinocit.