Ramë Binaku i Dashinocit Biografia
Ramë Binaku lindi në vitin 1876 në fshatin Dashinoc të Deçanit. Ishte njëri nga katër fëmijët e lindur nga prindërit Bafte dhe Binak Hajdari.
Fëmijërinë e kaloi me mjaft vuajtje, ai nuk u rrit si fëmijët e tjerë në prehrin e ngrohët të prindërve, por mbeti jetim që në moshën 6 mujore më qenë se në atë kohë, pushteti turk ia kishte djegur shtëpinë dhe babain e tij së bashku me axhën i kishte burgosur në Turqi ku atje edhe vdiqën.
U rrit duke u përballur më shumë vështirësi e sakrifica duke qëndruar tek dajët e tij në Mal të Zi. Në moshën 12 vjeçare kthehet në vendlindjen e tij ku me ndihmën e miqve të familjes së tij, arriti ta ndërtonte shtëpinë dhe ta fillonte jetën.
I rritur në frymën patriotike e kombëtare me idenë për çlirimin e atdheut, në moshën 15 vjeçare inkuadrohet në çetat kaçake që luftonin për çlirimin e kombit, saktësisht regjistrohet në çetën e Hazir Sylës.
Këtu fillon etapa e të menduarit për vetën dhe shpëtimin e atdheut nga turqit, dhe duke kërkuar hakmarrje për babain dhe axhën e tij. Që në hapat e parë të inkuadrimit të tij në çetat kaçake, ai i shfaqi aftësitë e tij të një luftëtari trim, guximtar dhe atdhedashës, duke i kryer me sukses të gjitha detyrat që i epeshin nga prijësi i çetës. Mori pjesë në shumë luftëra e aksione duke u treguar i vendosur, guximtar i jashtëzakonshëm, luftarak i rrëmbyeshëm me prirje natyrore në njohjen e artit luftarak.
Pak vite më vonë, martohet me Zoje Hazirën, vajzën e Hazir Sylës, kreshnikut të çetave të Dushkajës dhe Malësisë. Gjatë kësaj kohe, ai njihet dhe shoqërohet me luftëtarë të mdhenjë, atdhetarë, ideologë, shkrimtarë, e patriotë të kauzës kombëtare.
Me qenë se Ramë Binaku në personalitetin e tij kishte besën, moralin e lartë dhe etikën e një luftëtari të ndershëm, ai shumë shpejtë fiton respekt dhe besim në mesin e luftëtarëve ku vepronte dhe më vonë behët prijës i çetave kaçake të Dushkajës dhe Dukagjinit. Madje, burrat e kësaj ane filluan të thonë se R. Binaku është njëri me orë... ose thënë më mirë “Ora e Maleve të Dushkajës”
Pra pesëdhjetë vjet të jetës së tij ia kushtoi çetave kaçake në luftë për çlirimin e atdheut duke qenë i gatshëm kudo që e thërriste zëri i atdheut. Pas vetës la pesë trashëgimtarë, dy djem dhe tri vajza.
Vdiq në kullën e tij në vitin 1963 dhe eshtrat e tij pushojnë në varrezat e vendlindjes së tij, në fshatin Dashinoc.