Shënim i Autorit
Që nga fillimi i kësaj përmbledhje për jetën dhe veprimtarinë e Ramë Binakut, kisha në mendje një thënie të Hasan Prishtinës ku thuhet
“Dhe, para së gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos harroni atë kur japni mendimin tuaj”
Mendoj se historiografia shqiptare do të mbetej e zbrazët dhe e gjymtë në rast se do të anashkalonte atdhetarët dhe patriotët e Lëvizjes Kaçake siç ishte Ramë Binaku.
Me vet iniciativë, kam bërë këtë përmbledhje në mënyrë që të interesuarve në botën e internetit t’ju ofroj të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e Ramë Binakut.
Sigurisht unë nuk e kisha mundësinë e kërkimeve arkivore, andaj kjo përmbledhje është bazuar në shkrime dhe botime në të cilat vihet në pah lufta dhe veprimtaria e Lëvizjes Kaçake dhe e Ramë Binakut, sidomos nga libri “Dyzetë vjet me Çetat Kaçake” nga Bajram Mehmetaj dhe nga monografia “Ramë Binaku i Dashinocit” nga Pjetër B. Geci.
Siç e ceka në fillim, para së gjithash jam munduar që me këtë shkrim të mos i bëj dëm historisë por të jetë diçka pozitive. Jam përpjekur të sjell thelbin e asaj çka është reale e bazuar në faktet e historisë dhe dëshmive.
Jam i bindur se shumëçka ka mbetur pa thënë, kanë mbetur shumë emra pa u cekur sepse këto treva, kjo tokë, lindi e rriti shumë patriotë që jetën ia kushtuan çlirimit të atdheut duke qenë në gjendje të sakrifikojnë edhe jetën e tyre vetëm që trojet shqiptare të ishin të lira.
Sigurisht, ndoshta jo në mënyrë profesionale e letrare, e bëra këtë pa ndonjë këshillë apo recenzencë, andaj mirë pres çdo kritikë, këshillë apo sugjerim për ndonjë gabim qoftë ai teknik, letrar, apo gabim historik në data, emra apo çka do tjetër.
Kam punuar kohë të gjatë në këtë përmbledhje, e sot me duket sikur e kam bërë për një ditë dhe se kam bërë pak. Gjithnjë është pak, sepse Lëvizja Kaçake, Ramë Binaku, e shumë atdhetarë të tjerë meritojnë më shumë. Ishin ata që qëndruan të pa thyeshëm përballë pushtuesve, idealet kombëtare, virtytet njerëzore, shpirti luftarak dhe besa e tyre nuk u lëkund asnjëherë gjatë stuhive që njeh historia.
Ndërimi, kuptimi dhe respekti i së kaluarës, është njohja më e mirë e së tashmes dhe ndërtimi më i mirë i së ardhmes.
Bekim Berisha Dhjetor 2012
[email protected]

“O ata t’lumtë qi dhanë jetën,
O ata t’lumtë qi shkrinë veten,
Qi për mret e vend të parve
Qi për erz e nderë t’shqiptarëve
derdhën gjakun tuj liftue
por si t’partë si u panë punue.
Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina
butë u kjofshin moti e stina
aklli, bora e serotina.
E der t’ketë n’det ujë e ranë
der sa t’shndrrit Diell e Hanë
ata kurrë mos u harrofshin
n’këngë e n’valle gjithmonë u këndofshin!”
Gjergj Fishta