Publikime në Internet
Video dhe artikuj të ndryshëm,
të postuar e publikuar në internet në të cilat zë vend edhe emri i Ramë Binakut
Në kryetitull dhe në fund të artikujve është linku që drejton për tek artikuli i plotë i bublikur në internet.

|
|
|
|
|
|
Lufta e armatosur shqiptare per Kosoven ka filluar ne vitin 1912!
Shkrim i derguar nga Dr. Milazim Krasniqi
Qellimi dhe ekzistenca e komitetit tone bazohen mbi çlirimin e Kosoves nga Serbia
Pushtimi i Kosoves dhe i territoreve e tjera shqiptare nga Serbia, ndodhi ne kontekstin e Luftes se Pare Ballkanike, e cila u pasua nga Lufta e Dyte Ballkanike, si mosmarreveshje e pushtuesve te rinj lidhur me ndarjen e plaçkes. Pas vrasjes se Franc Ferdinandit ne Sarajeve nga terroristet serbe, plasi Lufta e Pare Boterore, e cila mori ne vorbullin e vdekjes edhe fuqite e medha evropiane, te cilat kishin miratuar poshtersisht pushtimin e Kosoves dhe te territoreve te tjera shqiptare nga pushtuesit ballkanike. Pas disfates serbe, Kosova u nda ne zona pushtimi ndermjet Austro- Hungarise dhe Bullgarise. Krimet monstruoze qe bene bullgaret kunder popullit shqiptar, rrefehen me trishtim edhe sot, sikunder qe favoret qe krijuan autoritetet austro-hungareze mbahen mend si dite te mira per popullin shqiptar.
Ne ate turbullire planetare, ku gjaku rridhte rreke nga te kater anet, per shkak te çmenduridse kolektive, atdhetare shqiptare te Kosoves, te udhehequr nga Hoxhe Kadri Prishtina, filluan riorganizimin politik e ushtarak, per të u faktorizuar qe ne reliefin e ri politik e gjeopolitik te pasluftes, te fitohej liria e Kosoves. Ne kete kuader perpjekjesh, Komiteti Mbrojtja Kombetare e Kosoves, (1918-1924), si nje organizate politico-ushtarake çlirimtare, ka qene projekti me madhor. Perveç kontributit te jashtezakonshem per Shqiperine e 1913-tes, (mbajtjen e Kongresit te Lushnjes, perkatesisht rimekembjen e Shqiperise, mbrojtjen e Korçes e te Shkodres nga rreziku i ndarjes nga trungu shteteror gjate punimeve te Konferences se Paqes), Komiteti Mbrojtja Kombetare e Kosoves beri politike dhe beri lufte te armatosur per çlirimin e Kosoves nga pushtuesi serb. KMKK ka idejuar dhe ka organizuar kryengritjen e armatosur te vitit 1919, dhe lufterat e tjera deri ne vitin 1924.
Te gjithe ata atdhetare qe i kemi mesuar ne fragmente mesimesh nga historia, si Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Azem Bejta, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Mehmet Delia, Dan Derovci, Sali Rama, Ramadan Shabani, Sadik Rama, Zefi i Vogel, Rame Binaku, Ilaz Reçaku, etj. (shih librin e Lush Culajt me titull: (Komiteti Mbrojtja Kombetare e Kosoves!), kane qene anetare te KMKK-se. Pra, ata nuk kane qene kaçake, (ne kuptimin e veprimeve individuale dhe kokeforta), por politikane dhe luftetare per çlirimin e Kosoves nga pushtuesi serb. Kryetari i KMKK, Kadri Prishtina ne nje rast ka shkruar: ( Qellimi dhe ekzistenca e komitetit tone bazohen mbi çlirimin e Kosoves nga Serbia), duke e perjetesuar synimin e brezave te tere te shqiptareve , deri te luftetaret e Ushtrise çlirimtare te Kosoves. Pra, lufta çlirimtare e popullit shqiptar te Kosoves nuk eshte shuar pas deshtimit te rezistences se armatosur te Isa Boletinit ne vjeshte te vitit 1912, kur hordhite serbe pushtuan token e Kosoves, po ka vazhduar, duke u pasuruar edhe me nje klase politike shqiptare, e cila ishte e afte ta udhehiqte politiken dhe luften. Ka qene qendrimi kriminal i Konferences se Paqes (18 janar 1919- 21 janar 1920), ai qe ka rikthyer Kosoven ne ferrin e kthetrave serbe.
Ne Prishtine, dhjetor 2000
Shiqo artikullin e plotë...

Kush eshte Ali Haxhia?
nga Admin prej Sun May 29, 2011 9:01 pm
Ali Haxhia kishte krijuar miqesi me shume familje te fuqishme qe e per krahnin si familja Kryeziu nga Gjakova,ajo Bajraktari nga Juniku,nga Bajraktari i Llaushes se Drenices,nga Aga i Rashkocit,nga Bajraktari i Vranocit etj.
Me te drejt Prof.Dr.H.Bajrami nder burrat e dalluar te viteve 1940 i shenon Ali Haxhia,Jusuf Gradicen,Ilaz Agushin,Gani Kryeziun,Bajram Ajvarin,Bajraktarin e Llaushes etj.
Kulla e Ali Haxhise,prite burra nga e t,r,Kosova qe nga Llapi e Drenica,Rame Bllaca nga Theranda,Avdyl Qerimi nga Tropoja,duke i dhen mbeshtetje p,r vazhdimin e luft,s kund,r padrejtsive qe po ndodhin ne mesnate ne kull te Ali Haxhis kishin ardhe Isuf Musa dhe Ram Binaku per te takuar Aliun dhe pasi ishin ulur ne ode Ram Binaku i drejtohet me keto fjale"nje grejze te pickofte,ne do marrim gjak per ty,o Ali Hagjia"K,shtu ishim kordinuar pun,t mes kreut politike t,ksaj ane dhe kaqak,ve,ku Isuf Musa n, vitin 1933 af,r fshatit Carrabreg vret kriminelin Sheh Mehaniqin-Boshjakun, kjo vrasje i dha nj,forc,t, madhe rezistences,s shqiptare.
Takimi Me Haki Tahen
Ajo sa i duhej buka e gojes,po aq i duhej edhe dituria popullit shqiptar.
Kete e kishte kuptuar shume heret Ali Haxhia.Per te edukuar breza te ardhshem perveq shkolles qe ishte ne fshatin Irzniq hapi paralel ne fshatrat Rostovice dhe Lumbardh me 1936 edhe ne Ratish qe mesonin mbi 500 nxenes.
Ne vitin 1936-7 ai vuri kontakt me mesuesin Haki Taha per te mesuar ne gjuhen shqipe nxenesit qe ate kohe dihet se mesimi zhvillohej ne gjuhen serbokroate.Ali Haxhia kishte krijuar miqesi me shume familje te fuqishme qe e perkrahnin si familja Kryeziu nga Gjakova,ajo Bajraktari nga Juniku,nga Bajraktar i Llaushes se Drenices,nga Aga i Rashkocit,nga Bajraktar i Vranocite etj.Per te larguar familjen e Ilia Popoviqit me 1936 Ali Haxhia bleu shtepine e tyre dhe ne ate shtepi vendosi komunen,te cilen shtepi e kishin ndertuar ne vitin 1928 per kolon serbo-malazeze.

KUSH ISHTE RAMË BINAKU I DASHINOCIT?
Shkruan: Prof. Fehmi Kelmendi
Ramë Binaku (1876-1963) i biri i Binak Hajdarit, nga fshati Dashinoc, komuna e Deçanit, Rrafshi i Dukagjinit, nga fisi i Berishës, tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare duke luftuar si kaçak kundër secilit pushtues për çlirimin e atdheut. Qëndresa e tij heroike me bashkëluftëtarët të tjerë të Lëvizjes kaçake e bënë që të radhitet në plajadën e patriotëve të devotshëm jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit, por edhe më gjërë. Ramë Binaku i njohur për veprimtarinë e tij patriotike ishte burrë që fliste pak,por bënte shumë për atdheun. Qysh në ditët e hershme ai e kuptoi që atdheu fillon nga pragu i shtëpisë dhe zgjat deri aty ku çdo pëllëmbë i vie era gjak shqiptari. Ramë Binaku që si fëmijë mbeti pa të dy prindërit. Të atin Binakun dhe xhaxhain e tij Vatën i kishin arrestuar dhe pastaj edhe vrarë turqit.
Jeta e Ramë Binakut ishte përplot vuajtje dhe me sakrifica të mëdha. E rriti dhe për të u kujdesua daja i tij Pash Galani, nga fshati Gjelekar, i Malit të Zi. Në moshën l2 vjeçare Ramë Binaku kthehet në Dashinoc,por jo në shtëpinë e vetë që ia kishin djegur turqit. Prej asaj kohe e tutje për të kujdesohej halla Lule Hajdari, përndryshe e njohur në Rrethinë si trimëreshë e burrëreshë e dalluar. Lule Hajdari nipin e saj, Ramë Binakun l5 vjeçar e dërgoi tek Ahmet Beg Berisha, babai i Bajram Currit, prej të cilit kërkoi ndihmë për të mundur me regjistrua në çetën e Hazir Sylës i cili rrjedhte nga familja Kurpali-Shqipëri. Ahmet Beg Berisha i premtoi Lules kujdesin ndaj Ramës dhe ia jep një ndihmë prej një sasije mexhedijesh sa për të siguruar jetën. Kjo çetë ishte e njohur në Shqipërinë e Veriut dhe po ashtu edhe në Rrafshin e Dukagjinit për luftëra kundër pushtuesve osmanë dhe serbomalazezë. Në këtë çetë tok me pietetet e saj u kalit Ramë Binaku.
Tani të shohim se cilat ishin detyrat dhe etika luftarake të kësaj çete: 1. Armikun duhet luftuar me armë pë të fituar lirinë. 2. Një trimëri do një qind mjeshtri. 3. Ushtari i kësaj çete nuk guxon të jetë hajdut, kriminel, i pabesë dhe i pamoral. 4. Aty ku e hanë bukën nuk guxon të tradhtosh dhe të turpërosh. 5. Në ditë të vështirë njihet shoku dhe nuk lihet vetëm. 6. Femrat nuk dhunohen, pleqtë dhe fëmijtë nuk vriten. 7. Çdo gjë do ta kemi të përbashkët të mirën e të keqen, fitoren dhe humbjen. 8. Askush nuk gëzon prioritete apo privilegje, ato i takojnë vetëm popullit. Këto pra ishin kushtet detyrat dhe obligimet e çdo ushtari që pranohej në këtë çetë e që duhej patjetër t’ i respektonte, përndryshe dënimet ishin rigoroze, si djegja e shtëpisë dhe dëbimi nga vendlindja.
Pra në këtë çetë u rrit dhe u kalit Ramë Binaku i Dashinocit. Herët i përqafoi të gjitha udhëzimet dhe detyrat e kësaj çete dhe me përpikëri e besnikëri i vuri në zbatim. Këtu edhe u zotua shpirtërisht të hakmerret kundër pushtuesve Osmanë dhe Serbo-sllavë deri në pikën e fundit te gjakut. Pikërisht pra ky ishte Ramë Binaku që për shkak të këtyre rrugëtimeve të gjata nëpër shtigjet e lirisë rreth 50-vite mbajti armën mbi supe si luftëtar i denjë i çetave kaçake për t`i dalur zot atdheut aty kur dhe ku të ketë nevojë. Dhe mu për këto tipare kombëtare dhe atdhedashurie Rama dhe familja e tij pësuan vuajtje, malltretime, burgosje, djegje shtëpie dhe peripeci të jashtëzakonshme, deri në dënime me vdekje. Megjithatë, Ramës nuk i shkoi mendja kurrë ta braktiste atdheun. Ku ishin situatat më të vështirë aty gjendej. Zoti mos thashtë me ia kthye shpinën atdheut, deklaronte Ramë Binaku, rrëfenin bashkëluftëtarët e tij.
Ideologët shpirtërorë të Ramë Binakut ishin: Hasan Prishtina, Fan Noli, Mehmet agë Berisha dhe Bajram Daklani. Ndërsa bashkëluftëtarët e tij ishin: Azem Bejta, Hazir Syla, Bajram Syla, Zymer Fazlija, Lan Selimi, Isuf Musa, Nue Përlleshi, Sadri Caka etj... Për këto cilësi dëshmojnë shumë burra të Rrafshit të Dukagjinit, të Kosovës dhe të Shqipërisë së Veriut. Këta thonë se Ramë Binaku ishte njeri me orë dhe aty ku printe e mësynte gjithmonë me sukses ja doli. Ku e ngrëni bukën nuk e përmbysi kupën. Ishte i qetë ndër oda por i ashpër në vendimarrje. Kishte qëndrim human ndaj të varfërve dhe gjithmonë i mbrojti interesat e tyre. Pa mëshirë i luftoi armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, sidomos ata të cilët në popull bënin zullum, që deshën ta likuidonin Lëvizjen kaçake dhe vetë Ramën.
Askush nuk përtonte për ta pranuar në shtëpi dhe për t`i dhënë bukë ndonëse i rrezikohej familja. Rama thoshte: Lum kush mundet e mjerë kush s’di. Pra, ky ishte Ramë Binaku, burri i besës dhe i nderit shqiptar, që tërë jetën ia kustoi atdheut duke luftuar për ta fituar lirinë, e që atë liri ta gëzonte populli tok me shtrasat e varfëra, që vuanin siç vuajti ai vetë, sepse asaj edhe vetë i përkiste, por jo shtresave byrokratike që i përshtateshin situatave të ndryshme si kameleonë.
Rama kishte shumë shokë të luftës dhe të besës, që kishin një besëlidhje të fortë, që kush të rrethohet prej pushtetit të tjerët me i shkua në ndihmë pa marrë parasysh kushtet, rrethanat dhe sakrificat. Me një rast Ali Pashë Draga e rrethon Dashinocin dhe me të arritur pyet ku është Dashinoci? Dikush i tregon ja ky është, ai fillon të qeshet dhe thotë:sipas asaj që kam dëgjuar mendova se i ka 500 shtëpi e jo 7-8 shtëpi. Vërtet, Dashinoci ka tri pika kulminante historike të pa shlyeshme:
Lisi i Dashinocit, Kroi i Dashinocit dhe Ramë Binaku i Dashinocit
Këto tri pika janë të lidhura ngusht njëra me tjetrën dhe e madhështojnë njëra tjetrën. Nën hijen e këtij lisi pushonin burrat dhe ideologët e mëdhenjë të atdheut: Hasan Prishtina, Fan Noli, Mehmet agë Berisha, Bajram Daklani. Këtu gjuanin në shenjë dhe hedhnin gurapeshën. Kurse te Kroi pinin ujë dhe pushonon nën hije. Burrat e dheut tok me Ramë Binakun binin vendime të prera lidhur me çështjen kombëtare.
Luftërat e Ramë Binakut kundër Turqisë, në Smolicë, në Qafë të Prushit, në Qafë të Pogragjes, në Krumë të Hasit, në Sukën e Cermjanit, në Lug të Baranit,veçmas me ushtrinë e Xhafer Tajarit,në Lug të Baranit,e në Sukë të Palabrdhit, Ramës i vritet vëllaj, Hajdari, ku tërë ditën me tre shokë luftoi kundër ushtarëve turq dhe nuk u lejoi të ua merrnin kokën të vëllajt siç kishin zakon ata. Aty mbeti edhe një binbash turk. Dhe me të ngrysur Rama e tëhoqi kufomën e të vëllajt dhe e varrosi në fshatin Ratishë. Rama thoshte se ishte një gëzim i madh për të meqë se kishte kryer një mision nderi.Turqit ia dogjën shtëpinë dhe në livadh të tij mbi shtëpi vendosin 50 ushtarë për ta zënë Ramën dhe Zymer Fazlinë që bënin kërdinë në ushtrinë turke e që gazeta e asaj kohe nga Stambolli shkruante: Ramë Binaku dhe Zymer Fazlija sikur fluturojnë dhe nuk po kapen të gjallë.
Luftërat kundër pushtuesve malazezë. Në luftën e Beranit, të Rzhanicës, të Suvidollit dhe për djegjen e Shekullarit Rama u tregua luftëtar me moral dhe etikë që i përket një shqiptari atdhetar. Tri gra malazeze të sulmuara prej ca personave të revoltuar në mesin e kaçakëve në shenjë hakmarrjeje, Ramë Binaku sapo dëgjoi shamatën vrapon dhe i shpëton ato. Njëra prej tyre i ofron fëmijën e saj për t’ia marrë flokut në vend të kumarit ngase ky e kishte shpëtua nga rreziku, por Rama e largon me fjalë duke i thonë se nuk kishte ardhur këtu për të zënë kumar, po për të luftuar me nder ballë për ballë me armikun. Malazezja hallal të qoftë bre burrë që na mbrojtje moralin.
Djali i asaj malazezes kur rritet kryen akademinë ushtarake dhe si oficer merr pjesë në luftën e partizanëve dhe më l963 me insistimin e së ëmës kërkon Ramë Binakun për t’i falenderuar lidhur me rastin e cekur ku ishte treguar human dhe i njerëzishëm. Por ky Ramën nuk e takoi sepse kishte vdekur para tri javësh. Oficeri luftëtar malazez amanetin e së ëmës ia përcolli Hamëz Arifit, djalit të xhaxhait të Ramës duke qarë me lot dhe duke i thonë se nëse dikush të kërcënon drejtohu tek unë sepse kësaj familje i kam borxh. Fjalët e oficerit i shkruan Branko Horvat në librin e tij : “Kosovsko Pitanje”, ku pos tjerash, thotë se Ramë Binaku ka qenë burrë i besës dhe i nderit. Hamëz Arifi ishte njeriu më i dashur dhe më besnik i Ramë Binakut dhe ky vuajti më së shumti prej të gjithë anëtarëve të familjes. Për Ramën u dënua me l2 muaj burgim që i vuajti në Mitrovicë. Megjithatë,ky kurrë nuk u frikësua, nuk u pendua për veprën e bërë dhe nuk hoqi dorë nga familja e Ramë Binakut. Dhe mu për këtë është varrosur pranë varrit të Ramës.
Luftërat kundër Serbisë. Lufta për mbrojtjen e Neutralit të Junikut, në Qafë të Malit të Shqipërisë, lufta me Azem Bejtën e Shote Galicën afër Këpuzit në Qeskovë. Luftërat kundër Austrisë. Në njërën prej tyre Rama zihet me tradhti dhe dënohet me vdekje. Por theu burgun në kullat e Sheremetit në Pejë dhe bashkë me një boshnjak nga Vitomirica e Pejës ikin dhe të nesërmen i lëshojnë të burgosurit të tjerë, po atë ditë pas dreke largohet Austria nga Kosova.
Luftërat kundër pushtuesve serbë të shtetit të ashtuquajtur jugosllav të dinastisë së Karagjorgjeviqve. Gjatë gjithë periudhës së sundimit të Jugosllavisë okupuese të kralave Ramë binaku nuk e hoqi dot armën nga krahu. Krah për krah me Bajram Currin, Isa Boletinin, Azem Bejtën, Shote Galicën, Hazir Sylën, Zymer Fazlinë, Bajram Sylën, Zhui Sadrinë, Kerin e Sadri Bardhit etj... mori pjesë në të gjitha betejat kundër pushtuesit. Që nga viti l9l2 deri në vitin l94l, me përjashtim të periudhës l9l5-l9l8 kur luftoi kundër pushtuesve austrohungarezë, Ramë Binaku me shokë iu kundërvu pushtuesve serbomalazezë dhe kolonizimit të tyre. Në “Republikën” e zonës së Junikut, që u formua në dhjetor të vitit 192l, Ramë Binaku me çetën e tij luftoi me zell për mbrojtjen e këtij territori të pavarur. Ramë Binaku qëndronte pranë Hasan Prishtinës, Fan Nolit, Bajram Currit dhe Luigj Gurakuqit. Në revolucionin e qershorit l924 mori pjesë aktive duke mbajtur krahun e Nolit.
Luftërat kundër sllavo-komunistëve (partizanëve e çetnikëve). Lufta në Bëlle në bjeshkë të Deçanit, kundër dy brigadave serbomalazeze, lufta te Gropa e Sapunit kundër Cedo Mioviqit, ku ky komadant i partizavëve plagosej dhe dora e mëngjër i kishte mbetur sakat, lufta në Erenik të Gjakovës, lufta në Pashtrik të Hasit, lufta në Qafë të Prushit, lufta e Cabratit të Gjakovës dhe lufta tjetër në Erenik të Gjakovës, u zhvilluan midis komunistëve dhe ballistëve.e vullnetarëve shqiptarë. Të gjitha këto luftëra me sakrifica dhe viktima u bënë për çlirimin e atdheut,ku lules`i vie era lulë, ku voglushi dhe zogu këndojnë shqip dhe ku historia do të shkruhet ashtu qysh kanë ndodhur ngjarjet duke mos ua mohuar meritën patriotëve të shquar. Shumë gjëra duhet pastruar. Dhe mëtej nuk do të shkruhet sipas dogmës së gabuar sllavokomuniste. Besojmë se në të ardhmën do të paraqiten historianët e ndërgjegjshëm. Disa historianë nën ndikimin e ideologjisë sllavokomuniste ende kanë frikë ose nuk dëshirojnë të shkruajnë për historinë e vërtetë. Eshtë për lëvdruar shpallja e Shaban Polluzhës për hero kombëtar. Ky fanar i kombit këtë e ka merituar pamëdyshje..Para disa muajve organizata “Balli Kombëtar” në Deçan shpalli hero të kombit Ramë Binakun. Ka edhe patriotë të tjerë që meritojnë të shpallen hero të kombit shqiptar. Tani kemi një fillim të mbarë prej disa historianëve dhe institucioneve shtetërore të Kosovës. Këtë e themi për arsye se fitorja deri në pavarësinë e Kosovës nuk është rezultat i luftës së një generate po është rezultat i shumë brezave që dhanë jetën e tyre duke filluar që nga luftërat e Skënderbeut deri sot e kësaj dite. Pra, Kosova është larë shumë herë me gjakun shqiptar. Në shkencë dy gjëra nuk udhëtojnë bashkë e vërteta dhe e pavërteta. Secili do të përgjigjet para popullit për veprën e tij. Dhe një ditë populli shqiptar i bashkuar do të inkuandrohet në botën e civilizuar e demokratike.
Në fund të këtij artikulli po e paraqesim një strofë të këngës popullore lidhur me luftën e Cabratit të Gjakovës :
Mehmet aga u çue në komë
Shumë siklete ma kanë zonë
Ramë Binakut po i çon fjalë
Sa ma shpejt te un me ardhë
Merr me veti shumë vullnetarë
Kanë msy shkit Gjakovën me marrë
Ne Gjakovë kanë msy me hi
Milladini tu ju pri
Ka me vete di faqe zi
Donë me bo Kosovën Serbi
Këto të dhëna janë marrë prej bashkëluftëtarëve të Ramë Binakut: Isë Neziri, Hajdar Tafa, Nue Përlleshi, Sadri Caka dhe Hamëz Arifi. Ndërsa të shenjuara nga djemtë e Ramës, Rexhepi dhe Sahiti. (Bisedën e zhvilloi me të birin e Ramë Binakut, Rexhep Berishën)

BAJRAM SYLË KURPALI - LEGJENDA HASJANE E TETËMBËDHJETË PLAGËVE
Shkruan: Mr.sc. Besim MUHADRI
Qafa e Prushit është një emër me një histori të veçantë , për të cilën ekzistojnë legjenda të shumta. Vetëm disa metra në afërsi të saj, është një kullë po ashtu me një histori të bujshme, që ka mbetur përje-tësisht në historinë shqiptare. Është fjala për kullën fortifikatë të Kurpalëve, e cila u ndërtua me qëllim në pikën strategjike të Qafës së Prushit, aty mes malesh ku nuk gjendej asnjë fortifikim tjetër. Projektimin e saj e bëri vetë Sulejman Vokshi, strategu ushtarak i LSHP-së, si një nevojë e domosdoshme e vetëmbrojtjes po-pullore, thuhet në analet historike. “Thonë se kur mjeshtri e mbaroi këtë kullë, e vështroi në të gjitha anët dhe u ndal në ballorin e saj. U mahnit dhe, ashtu i shtangur para bukurisë së saj të egër prej guri, iu lidh gjuha. Thonë se qau, qau heshturazi si burrë. E kur lotët ia liruan gjoksin i erdhi fjala e i foli kullës me këto fjalë: ”Të kam dhënë shpirtin, djersën e gjakun. Qofsh e papushtueshme si mali !” Në këtë kullë, e cila disa herë u dogj, por u ringrit në po ato themele, që ndër breza u lanë me gjak lirie, lanë gjurmët e veta ngjarje të rëndësishme të hitorisë sonë.
I miqësuar me plagët dhe plumbat
Bajram Sylë Kurpali ishte një legjendë që u përjetësua në këngë e mbeti në histori. Kreshnik i njëmendtë. “Atdhetar e trim si zana” do të thoshin vargjet e njërës nga shumë këngët që u thurën për këtë trim të rrallë. Ai u miqësua me plumbat, që gjatë rrugëtimit të tij nëpër flakët e luftërave për liri i hapën tetëmbëdhjetë plagë në trup. Ishte më i vogli ndër katër djemtë e Sylë Kurpalit. I lindur në vitin më të rëndësishëm të historisë së kombit tonë, në vitin e madh të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 1878, ai edhe do të rritet me frymën e kësaj ngjarjeje. Për tetëdhjetë e gjashtë vjet, sa do të jetojë, ai asnjëherë nuk e ndali luftën, asnjëherë nuk u përul. Dhe përjetoi ngjarje e beteja të mëdha. Që nga viti 1906, kur edhe u plagos për herë të parë e deri më 1924, ai do të përballojë shumë luftëra, shumë beteja, ndërsa tetë-mbëdhjetë plagët e hapura në trup, këtë trim e luftëtarë të denjë të kauzës sonë do ta bëjnë të veçantë. Ai luftoi kundër turqëve, kundër serbëve, bullgarëve, austro-hungarezëve, malazezëve, por edhe kundër tradhtarëve të vendit.
Nuk kishte më shumë se 28 vjeç, kur mori pjesë në luftën e Drenicës kundër forcave të Shemsi Pashës. Është viti dhe beteja kur vritet Bejtë Galica, babai i Azem Galicës. Në momentin kur Bejtë Galica vritet, Bajram Syla lëshon pozicionin dhe ngritet në këmbë. Këtu edhe merr plagët e para dhe bën betimin se kurrë përjetë nuk do të luftojë i shtrirë në pozicion. Sipas rrëfimeve të bashkëkohanikëve të tij, thuhet se Bajrajm Syla kështu kishte vepruar gjatë të gjitha luftimeve ku kishte marrë pjesë. Nuk e trondisnin dot plagët, me shërimin e të cilave merrej vetë, sa e drondisnin vrasjet e shokëve e të afërmëve të tij. Ashtu siç e kishte tronditur pa masë vrasja e Bejtë Galicës dhe ishte betuar se do të luftonte në këmbë, aq do ta tronditë edhe vrasja e vëllaut të tij, Avdiut, e atij luftëtarit që kryesonte lëvizjen fshatare të vitit 1906 në luftë kundër reformave turke. Vrasja e Avdiut atë do ta trondisë, por nuk do ta ndalë që të luftojë e të hakmerret për të dhe shokët e tjerë. Më 1908 mbahet Kuvendi i Ferizajit, ku mbi 30.000 burra të armatosur nga Prizreni, Gjakova, Mitrovica, Peja, Vuçiterna, Prishtina e Gjilani u mblodhën për të treguar pakëna-qësinë e tyre ndaj Portës së Lartë. Në këtë Kuvend burrash nuk do të mungojë as Bajram Syla, ndërsa në gusht të atij viti ai merr pjesë edhe në luftën e Buja-novcit kundër forcave turke. Përkrah do të ketë edhe nipin, Man Avdinë dhe mikun e ngushtë Ramë Binakun e Dashinocit. Ishte thënë se në çdo betejë ai të merrë nga një plagë, prandaj edhe në këtë betejë merr plagën e tij të tretë.
Në prill të vitit 1910 Bajram Sylën rrugët e luftës për lirinë e vatanit do da shpiejnë në Kaçanik, atje ku, ku, siç e thotë edhe kënga “shkonte kali me not n’gjak” dhe aty ku luftonte edhe Idriz Seferi. Tymi e flaka e luftës, krismat e topave e të pushkëve Bajram Sylën e bëjnë edhe më të fortë. Edhe në këtë betejë Bajram Syla mori dy plagë, ndërsa për në spitalin e Shkupit atë e shoqëruan vëllau i tij Haziri së bashku me Hysni Currin e Islam Agë Batushën, fotografitë e të cilëvë, të fotografuar në Shkup, ai i ruajti me respekt deri në vdekje.
Fundi i vitit 1915 trimin e Kurpalit do ta gjejë në Drenicë, ku kishte sinjale për përgatitjet e serbëve kundër Drenicës. Këtu ai merr edhe një plagë të re. Vitin 1916 e kalon pa gjakëderdhje dhe pa plagë në tru-pin e tij, por kjo nuk do të thotë se kështu do të ndodhë edhe më 1917, ku ndeshet me forcat bullgare në Kumanovë. Luftoi krah për krah me trima të shquar si Ramë Binakun e Dashinocit, Sadik Ramën e Gjurxhevikut e me trima të tjerë. As në këtë betejë ai nuk do t’i shpëtojë dot plagosjes, që ishte plaga e tij e dymbëdhjetë. Ashtu, i rënduar nga plagët, nuk e ndali luftën për lirinë e atdheut. Në vitin 1919 e shohim në mesin e luftëtarëve shqiptarë që luftonin kundër forcave serbe në afërsi të Pejës. Luftonte përkrah Azem Galicës. Vetëm një vit më vonë merr edhe dy plagë të reja, ndërsa trupin e tij të plagosur rëndë, që kullonte gjak plagësh, e tërheqin Ramë Binaku, Ramadan Shabani e Man Avdia, të cilët e çojnë në Kullën e Kur-palëve në Qafë të Prushit.

SHQIPERI E BASHKUAR - SYNIM BREZASH
HAJDIN SAHITI LUFTËTAR E UDHËHEQËS I FORCAVE VULLNETARE PËR SHQIPËRINË ETNIKE
(1889-1952)
Lugu i Leshanit (që përfshinë teritor gjeografik prej fshatit Grabanicë, komuna e Klinës, e deri në afërsi të Pejës), ishte dhe mbeti qerdhe që rriti shumë trima e burra atdhetarë, e, që luftuan e u sakrifikuan për Vatan e Komb të vet shqiptar.
Në radhën e atyre burrave të shquar për mençuri, trimëri, drejtësi dhe sakrificë ishte edhe Hajdin Sahiti, nga Jabllanica e Leshanit. Ai u rrit dhe u edukua në një familje me tradita humanizmi dhe atdhedashurie. Në këtë pjesë të Dukagjinit pati shumë familje të shquara për bujari, trimëri dhe besë. Këto, ishin baza fillestare por dhe edukuese për brezat në vijim, në frymën e nacionalizmës kombëtare. Nga këto buroi atdhedushuria dhe besëlidhja për ta dashur dhe mbrojtur atdheun. Ndër të parat e këtyre familjeve ishte edhe ajo që lindi, rriti dhe krijoi nacionalist të përbetuar në të mirë të Kombit të vet edhe Hajdin Sahitin. Pati fatin dhe u lind në një Familje që Kombit i mbeti çdoherë përkrah dhe pararojë. U lind në vitin e përbashkët (1889) me lindjen e trimit dhe heroit kombëtar Azem Bejta. U linden në të njëjtin vit, luftuanë për të njëjtin ideal e qëllim dhe mbetën të përbashkët në po të njejtën histori të Kombit të vet.
Hajdini, që nga mosha e re ishte brumosur kombëtarisht dhe me një atdhedashuri të veçantë. Ai me vet rriten e vet, ishte kalitur dhe pasuruar me plot dije, trimëri e gadishmëri. Këto i shfrytëzoi për të mirën e vendit dhe Kombit të vet, i cili ishte i okupuar nga sllavët dhe në rrezik copëtimi, asimilimi dhe dëbimi nga trojet etnike shekullore.
Çdo vështirësi, e që ndërlidhej me interes Kombi e Tokës shqiptare, kjo Familje dha dhe sakrifikoi shumë. Ishte dhe mbeti shembull se si duhet dashur dhe sakrifikuar për Atdheun dhe Kombin. Andaj, pjesëtarët e kësaj familjeje i dolen zot vatanit sa herë që ai u rrezikua nga armiqtë shekullorë. Ky përcaktim i tyre u dëshmua edhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës 1998-1999.
Ideolog dhe strateg i strukturimit të forcave luftarake
Hajdin Sahiti që në moshë të re u bë ideator për realizimin e programit të Rilindjes Kombëtare për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Ai pa ndërpre bënte përpjekje dhe pati ndikueshmëri tek të tjerët, e sidomos te burrat e trimat në Lugun e Leshanit, ku thelloi te ta idenë për domosdoshmërinë e ruajtjes së kufijve veriorë të vendit. Që, njëherë e përgjithmonë të dilet nga zgjedha dhe sundimi i sllavëve. Pra, rrethanat e kohës dhe gjendja e mjerueshme e krijuar nga armiqë rreth e përçark Hajdinin e obligon edhe më tepër të dëshmohet frytdhënshmërisht për Kombin e vet. Andaj mund të themi, se ky ishte njëri nga organizatorët e parë dhe kryesorë që formoi dhe konstituoi forcat e para rezistuese në Lugun e Leshanit kundër armikut shekullor vllav. Fjala e tij dhe ideja për formimin e kësaj force vullnetare që t’i dilet atdheut në mbrojtje, iu përgjigjen shumë burra nga kjo pjesë e Dukagjinit.
Në përfundim të Luftës së Parë Botërore Kosova me vise ra sërish nën sundimin e Serbisë, përkatësisht të Mbretërisë Serbo Kroate Sllovene, e cila nga viti 1929 do të quhet Mbretëria e Jugosllavisë. Në vitin 1919 pullsia e Lugut të Drinit dhe me gjerë u ngrit në kryengritje nën udhëheqjen e Sadik Ramës se Gjurgjevikut. Në këto përpjekje u angazhuan edhe Hajdin Sahiti dhe bashkëfshatarët e tij.
Pas dështimit të kryengritjes, gjendja edhe ashtu e rëndë, u vështirësua edhe më shumë. Dhuna dhe terrori i xhandarmërisë dhe i organeve paramilitare serbe arritën kulmin. Luftëtarët e qendresës shqiptare që udhëhiqeshin nga Azem Bejta e sfiduan për disa vite rresht pushtuesin. Por pas vrasjes se Azem Galicës më 1924 dhe përfundimit të luftimeve të armatosura, shumë luftëtarë të lirisë kaluan në Shqipëri dhe në Turqi, kurse pjesa tjetër u dorëzuan. Të fundit u denuan me burgje shumëvjeçare ose edhe u amnestuan.
Gjatë viteve 30-të edhe shqiptarët arriten të zgjedhnin disa kryetarë komunash dhe ndonjë deputet në parlamentin shtetëror të atëhershëm. Kështu, Hajdin Sahitin populli e zgjedhi kryetar në komunën e Kliçinës. Për të, sikundër edhe për kryetarët e tjerë shqiptarë ishte e vështirë kjo detyrë, sepse, në njërën anë ishin një lloj mekanizmi i pushtetit të atëhershëm e nga ana tjetër mundoheshin ta mbronin popullin nga keqtrajtimet dhe dhuna e përditshme. Mbrojtja e njerëzve të pafajshëm dhe organizimi i një qendrese të heshtur por mjaft të efektshme kundër pushtuesit ishte objektiv edhe i Hajdin Sahitit. Ai ia doli që me një mjeshtri dhe taktikë të stërholluar të vazhdonte misionin e një veprimtari të paepur në favor të çështjes kombëtare, për çka fitoi simpatinë dhe gëzonte autoritet të pakontestueshën në tërë Lugun e Leshanit.
Pozita e tij si kryetar ishe shumë e ndërlikuar sespse edhe në këto anë sikundër edhe në mbarë Kosovën pushtuesi me anë të reformës agrare kolonizuese, e cila kishte filluar edhe më herët, përpiqej të dëtyronte shqiptarët të shpërnguleshin nga Kosova dhe në vend të tyre të sillte kolonë serbë dhe malazez, për të ndërruar kështu strukturën kombëtare të saj. Mirëpo këto plane dështuan falë qëndresës shqiptare dhe fillimit të Luftës së Dytë Botëriore. Në prill të vitit 1941 u shpartallua Mbretëria e Jugosllavisë nga ana e shteteve fashiste, Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë të cilat edhe e copëtuan atë.
Pjesa më e madhe e Kosovës, një pjesë e Sanxhakut, Plava Gucia, Malësia e Tuzit, Ulqini, viset shqiptare në Maqedoninë Perëndimore si dhe Çameria iu bashkuan shtetit shqiptar të pushtuar nga Italia, kurse pjesa më e vogël mbetën nën sundimin e Serbisë (Qarku i Mitrovicës) dhe të Bullgarisë. Bashkimi me Shqipërinë u përjetua si një çlirim i plotë nga një robëri e rëndë. U hapën shkollat dhe u vendos administara në gjuhën shqipe. Shqiptarët përjetuan që në trojet e tyre të valonte flamuri me shqiponjen dykrenare. Në rrethanat e reja para atdhetarëve të vertetë shtrohej si detyrë konsolidimi i shtetit, ngritja e arsimit dhe mbi të gjitha mbrojtja e kufijve etnikë nga mësyemjet e vazhdueshme të formacioneve çetniko-partizane serbe e malazeze. Andaj Hajdini si burrë me autoritet u angazhua që me njerëzit e krahinës së tij të formonte reparte vullnetare të armatosura, e që do të ishin të gatshme ta mbronin kufirin.
Thirrjes se tij për organizimin e një force vullnetare që t’i dilet zot Atdheut iu përgjigjen shumë burra të Lugut të Leshanit e deri në Pejë. Nëpër të gjitha fshatrat e kësaj zone sikundër edhe në viset e tjera shqiptare u formuan reparte vullnetare të cilat, ndonëse qëndronin në shtëpitë e tyre, ishin të gatshme që me thirrjen e drejtuesve të tyre të shkonin në mbrojtje të kufijve etnikë. Kështu vepronin edhe vullnetarët e Lugut të Leshanit të udhëhequr nga Hajdin Sahiti. Ata u shkuan në ndihmë mbrojtësve sypatrembur të viseve të rrezikuara që nga Gryka e Rugovës, Plava e Gucia, Bihori, Pazari i Ri, Tutini, Kacuberri, Rozhaja etj., forca këto që ishin të udhëhequra nga trimat luftëprijës, si Bik Dresheviqi, Qamil Dukagjinci, Sak Fazlia e të tjerë.
Bashkëveprimi me udhëheqës të formacioneve të mbrojtjes shqiptare
Hajdin Sahiti dhe vullnetarët e tij bashkëvepruan me drejtues të njohur të forcave vullnetare të Plavës dhe Gucisë, të Rugovës, të Sanxhakut, Rozhajës, Podgurit, Anadrinës, të Lugut të Baranit, të Drenicës, të Shalës së Bajgorës, të Llapit, të Prizrenit me rrethinë, të Hasit dhe të Llapushës, si Zhuk Haxhia, Sak Fazlia, Rizë Zymeri, Demë Ali Pozhari, Mulla Zekë Berdyna, Metë Bajraktari, Ramë Binaku, Lan Selimi, Ahmet Sali Shatri, Mehmet Gradica, Shaban Polluzha, Bislim Bajgora, Qazim Bajraktari e shumë burra e trima tjerë kombëtarë.
Hajdin Sahiti me trimat e tij luftuan në Çakorr, në Pazarin e Ri, në Tutin, në Mokna, në Smilovicë, në Kacuberr, në Rozhajë dhe kudo që rrezikohej kufiri etnik. Por Hajdin Sahiti me njerëzit e tij zhvillonin aksione të përbashkëta dhe qëndronin në vijat e para të frontit me legjendën e trimërisë rugovase Sak Fazlinë dhe luftëtarët e tij sypatrembur si në Mokna, Çakorr, Smilovicë e shumë vende e fushëbeteja tjera. Ai koordinonte veprimet taktike luftarake edhe me burrëtrimin, luftëtarin e komandantin e vullnetarëve të Llapushës, Alush Smajlin.
Hajdin Sahiti me mjeshtrinë luftarake dhe guximin e paepur që kishte, por, dhe të njerëzve të tij, mbeti i pashlyer në kujtesën e pjesëmarrësve në luftë të përbashkët. Mbeti figurë e çmuar lart për trimërinë dhe mjeshtrinë luftarake të dëshmuar në këto beteja, që, për qëllim kishin mbrojtjen, çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare.

VEPRIMTARIA ATDHETARE E VËLLAZËRISË TAHIRSYLAJ NGA ISNIQI
Prof.Dr. Sylë Tahirsylaj,nga Prishtina
Fillimi i shekullit XX e gjeti popullin shqiptar në një terror të egër të pushtimit otoman, ku zotëronte politika mohuese e të drejtave kombëtare shqiptare, pastaj shtypja ekonomike si dhe ndikimi në rritje i shteteve tjera mbi këtë popull.Megjithatë, këto qenë vite të zjarrta ku lëvizja kombëtare mori një hov të paparë. Në këto vite zhvilluan veprimtarinë e tyre patriotike edhe vëllezëria Tahirsylaj, të ushqyer me ndjenjen e atdhetarizmit, nga prindërit Tahir Syla, Shaban Syla, Elez Syla, dhe Metë Syla e të epur për lirinë dhe pavarësinë e popullit shqipatr, e atdhuet dhe për çështjen kombëtare.
Në lëvizjet e mëdha kombëtare si, Kuvendi të Verrat e LLukës,ku vëllezërit Tahirsylaj dhe kulla e tyre, ishte vedntakim i të gjithë kuvendarëve, si: Isa Boletini, Ramë Binaku, Bali Aga i Gashit, Shaban Binaku, Idriz Beka, Idriz Mehmeti, përfaqësuesit e Plavës dhe Gusisë, e Tahir Syla ishte pjesëmarrës i vendimeve të marra në këtë kuvend. Shaban Syla ishte luftëtar(komitë) kundër Turqisë.
Pas përfundimit të këtij tubimi, forcat e ushtrisë turke, nën udhëheqjen e gjeneralit Shemsi Pashës, dhe batalionit të Xhafer Tajarit, e bombardoi kullën e Tyhirsylajve më 12 gjyle topi nga verrat e Llukës, dhe bombardimi u bë në hyrje të kullës, ku 12 gjylet e goditura në cepin e pjesës jugore lanë vetëm gjurmët e tyre, që edhe sot dallohen në hyrje të kullës dhe nuk pati sukses që ta rrënojnë. Spiunimi i bërë nga ithtarët e pushtetit turk iu dhanë turqëve sqarime se, bombardimi do të kishte sukses nëse kulla gjuhet nga ana veriore, kah bagja, dhe nga vorret e fshatit Isniq fillon bombardimi i dytë, dhe dy kate të kullës digjen dhe rrënohen.
Shaban Syla i ka paguar qeverisë turke gjobën preji 105 lirash, me pretekst se, kulla është mbaruar e fortë, për t'i bërë rezistencë forcave të pushtetit turk.Kulla e Tahirsylajve ka qenë bazë e mirë për zhvillimin e aktiviteteve me interes kombëtar, sepse ka pamje të mirë optike, dhe në katër anët e drejtimit të njeriut, ka mundësi që çdo lëvizje nga drejtimi i Llukës, Deçanit, Lumbardhit, Prapaqanit mund të evidentohen dhe të saktësohen, nëpër kohën dhe momentin e duhur. Isa Boletini, Hasan Prishtina, Ramë Binaku i Dashinocit e shumë luftëtarë të tjerë, kanë qëndruar në atë kullë, por qëndrim më të madh ka bërë Isa Boletini, se ishte kushërinjë me fisin Shalë të Isniqit.
Kisha ortodokse e Deçanit luante rolin e vetë destruktiv, ku shkaktoj një vëllavrasje në mes të fshatarve të Isniqit dhe fshatarve të Deçanit, ku për një kanal uji për ujitje, ku qëllimi i kishës ortodokse ishte që shqiptarët të vriten dhe të bien në gjaqe, dhe pastaj të shpërngulen në tokat e Turqisë.

NJË KAPITULL I HISTORISË SË BECIT TË DUSHKAJËS
SHKRUAN: PROF. SKËNDER R. HOXHA
QEL SHABANI E MAXHUN NIMANI TË BECIT BURRA TË PUSHKËS E TË KUVENDIT
Në mesin e një numri të madh të burrave të shquar në periudhën e pas Lidhjes së Prizrenit (1878), Në Dushkajë, më shumë janë cilësuar dy personalitete nga Beci: Qel Shabani dhe Maxhun Nimani. Ata kanë qenë edhe kushërinj, edhe kanë bashkëpunuar ngushtësisht njëri me tjetrin. Kanë pasur virtyte të larta jetësore dhe e kanë pasur të ngritur në nivel vetëdijen kombëtare. Qel Shabani dhe Maxhun Nimani, janë popullarizuar veçanërisht pas luftës kundër Shemsi Pashës, e cila filloi në Junik dhe përfundoi në Sukë të Babajt.
Qel Shabani një kohë të gjatë i ka takuar çetës kaçake të Hazir Sylë Kurpalit, trim i dëgjuar i Malësisë së Gjakovës, i cilia aso kohe ishte me vendbanim në fshatin Radoniq të Dushkajës. Kjo çetë ishte formuar qysh në vitin 1903. Kaçakët e kësaj çete morën pjesë në shumë aksione lokale dhe në kryengritjet e armatosura të viteve 1908 – 1910. Kësaj çete i ka takuar edhe vëllai më i ri i Hazirit, Bajram Syla, po ashtu trim i dëgjuar. Pas vdekjes së Hazirit, Qeli i ka takuar çetës së Bajram Sylës. Kohë pas kohe Qeli ka bashkëvepruar edhe me Bajram Daklanin, Zefin e Vogël, Zymer Fazlinë, Mon Avdinë, Avdi Sylë Kurpalin (i vrarë në Pejë në përleshje me forcat turke në kohën e Hyrrjetit), Idriz Jahën e Smolicës, Jahë Salihun e Babajve të Bokës etj.7)
Pra, “Fshati Bec kishte edhe më herët burra dhe prijës për çështjen kobmëtare. Një ndër ta ishte edhe Maxhun Nimani i Becit, pa të cilin rrallëherë është mbajtur ndonjë log burrash në të cilin është kuvenduar për çështje kombëtare, për aksione luftarake kundër pushtuesve etj. Maxhun Nimani ishte njeri i cili shpeshherë është ndeshur me kundërshtarë të vendit të tij e me të papritura të ndryshme, mirëpo me mendjen e mprehtë që kishte, çdoherë iu dilte matanë. Ky burrë, Qel Shabanin, qysh në moshë të re, e mori pas vete dhe e bëri krahun e djathtë të vetin, duke qenë çdokund së bashku, derisa Maxhun Nimani u moshua. Kështu, Qeli qysh në moshë të re ishte kyçur dhe kalitur me ndjenja atdhedashëse, ndaj edhe nuk e pati vështirë të kyçet në radhët e burrave të dheut…
Maxhun Nimani ishte më tepër burrë odash, ndërsa Qeli iu dha më shumë malit dhe luftës për lirinë e vendit. Ndërsa Qeli, gjatë kësaj kohe u njoh me shumë burra të këtij dheu me të cilët e kaloi pjesën më të madhe të jetës. Ai mori pjesë në shumë luftëra anekënd trojeve shqiptare, sin ë Shkup, Anamoravë, Carralevë, Mal të Zi, Sanxhak, Pejë, Lug të Baranit, Gjakovë, e ku jo? Qeli, bashkë me shokët e tij, në Mal të Zi morën disa orë muri në kishë, të cilat i sollën në Kosovë. Qela me shokë e sulmuan Xhafer Tajarin dhe ushtarët e tij të cilët kërkonin haraq nga fshatrat e Lugut të Baranit. Qela ishte edhe në Luftën e Pejës, ku i ka kallë kazermat e ushtrisë turke. Qela ishte edhe kur në vendin e quajtur Kungjat e Trakaniqit u sulmuan qadrat e ushtrisë turke dhe në atë betejë mbetët i vrarë Sokol Basha, i po të njëjtës familje me Qelin… Ndaj, Qel Shabani I Becit, gjyshi im, ishte burrë në zë, trim dhe atdhetar i cili nuk kurseu ashgjë nga vetja për vendin e tij… Për të shkruhet në gazeta e libra edhe në ditët e sotit, ku po përmend vetëm disa autorë që shkruan për të, si: Vehap Shita, Liman Rushiti, Faton Mehmetaj, Niman Muçaj etj. …”8)
Qel Shabani u lind në vitin 1881 në fshatin Bec të Dushkajës, komuna e Gjakovës. Periudha kohore në të cilën jetoi dhe veproi, ishte periudha e përpjekjeve e sakrificave sublime të popullit tonë. Në moshë fare të re, në kuadër të çetave kaçake çlirimtare që vepronin në rajonin e Dushkajës e më gjerë, u inkuadrua, në luftë kundër pushtuesve turq, e më pastaj, për gati një gjysmë shekulli, kundër pushtuesve serbomalazez, duke i ra pash me pash atdheut në përpjekje, luftëra e beteja për çlirim, nga pushtuesit…, sa në Dushkajë, sa në Lug të Baranit, sa në Carralevë, san ë Qafë të Diellit, sa në Qafë të Prushit, sa në, sa në Rekë e Malësi, sa në Vlorë, sa në Shkodër, sa në Podgoricë, sa në Nokshiq, sa në Plavë e Guci, sa në Pazar të Ri… Gati tërë jetën e kaloi me armë në dorë. Ishte i dënuar me vdekje nga Qeveria Osmane. Një kohë të gjatë të jetës e kaloi edhe nëpër miq e shokë të fisit, sikurse edhe shumë prej tyre që qëndruan herë pas here, varësisht prej rrethanave të kohës, në familjen e Qel Shabanit, në Bec të Dushkajës 9)
Veprimtaria atdhetare e Qel Shabanit të Becit kishte filluar që në moshë të re të tij. Mori pjesë në ngjarje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, si: në Besëlidhjet e Verrave të Llukës (1903 – 1910), në Luftën e Sukës, në kryengreitjet e viteve 1908 – 1910, në Luftën e Behocit, në Betejën e Carralevës, në aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Kuvendin e Junikut, në Zonën Neutrale të Junikut etj. Do të jetë aktiv edhe në luftërat e zhvilluara kundër okupatorëve serbo-malazez për mbrojtjen e territoreve etnike gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. … Ai, pati fatin të njihej, të luftojë e veprojë përkrah figurave më të ndritura të kombit të asaj periudhe, si: Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Hazir Sylë Kurpali, Bajram Sylë Kurpali, Selim Mula, Bajram Daklani, Sadik Ramë Gjurgjeviku, Dedë Gjo Luli, Maxhun Nimani i Becit, Hysen Curri, Azem Bejta, Rexhë Ali Pozhari, Ramë Binaku, Mehmet Agë Rashkoci, Demë Ali Pozhari, Ali Bajraktari e dhjeta atdhetarë të tjerë të cilët bënë emër e lanë nam me qëndresën dhe luftën e zhvilluar për liri.

SAK FASLIA - BAJRAKTARI I RUGOVES JETA DHE VEPRA E TIJ ATDHETARE
Fazli Muriqi
Rugova një trevë malore e cila shtrihet në veri-përendim të Pejës,e qe kufizohet me Malin e Zi, është njëra prej trevave ndër më te njohurat për lufta e beteja kundër pushtuesve të huaj shekuj me radhë. Këto lufta zhvilloheshin sidomos kundër pushtuesve serbo-malazias dhe atyre otoman që nga fillimi i shekullit 18 e këndej, të cilat bënë qe Rugova në krye me bijt e bijat e saj, të na i shtoj faqët e historisë sonë të lavdishme, siç ishin Gjekë Stanisha-parardhës i Koshutanasve-respektivisht i Muriqasve, i cili njifet ndër figurat me të njohura të Rugovës, në luftë kundër Përandorisë Otomane. Pastaj Sali Jaha, Qelë Shabani, Avdi Smajli, Zhujë Selmani, Kadri e Hysen Bajri, Hajdar Feku, Demë Isufi, Rexhë Avdia, Sadri Bardhi, Isuf Mujani, Kajë Galja, Xhemë Sadria, Halil Turku, Sadri Elezi, Mustaf Bajraktari, Zeka I Sykut, Zhujë Kasemi, Tafil Ahmeti, Fasli e Sali Mula, Rexhë Haxhia, Mehmet Shabi, Mustaf Sejda, Isuf Haxhia, Bikë Alia, Haxhi Qela, Hysë Selimi, Kerë Sadria e sa e sa të tjere të cilët ranë në altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë. Ishin këto figurat me të njohura, gjeneratat e para rugovase të cilat i njef historiografia Shqiptare, jo vetëm tek rugovasit por edhe më gjërë, dhe që lanë mbresa për xheneratat e reja, e sidomos tek Sak Fazlia-Bajraktari i Rugovës, i cili për 33 vjet me radhë nuk u ndal se luftuari e vepruari për çështjen tonë kombëtare, deri sa edhe ra me flamur në dorë në zonën kufitare Kosovë-Mal i Zi, respektivisht në Majën e Smilovicës, në vitin 1944.
Sak Fazlia lindi në Koshutan të Rugovës, respektivisht në Gurishtë, në vitin 1885, në njërën prej familjeve ndër më te njohurat në Rugovë, për qendresë e heroizëm në luftë kundër pushtuesve të huaj.Nga familja e Sak Fazlisë të rënë në fushën e nderit, njifen vëllezërit, Shpend e Haxhi Kurti, rreth viteve 1760. Në vitin 1803, në këtë familje lindi Sali Jaha, I njohur me emrin Sali Jahë Binbashi-Bajraktar e Komandant i forcave luftarake të Rugovës, për afër 60 vite me radhë.Salihi ishte edhe pjesëmarrës LSHP-së,1878,dhe njëri prej bashkëluftetarëve më te ngushtë të Ali Pashë Gucisë, Sylejman Vokshit, Haxhi Zekës, Jakup Ferit, Mulla Jahës, Qelë Shabanit, Kadri Bajrit e të tjer. Përveç luftave të shumta që udhëhoqi Sali Jaha, që nga ato të Moraçës, të Beranës, Shekullarit, Bukovikut e sa e sa të tjera, deri të ajo e Nokshiqit, në të cilën Salihi edhe pse ishte në pleqëri të thellë, ai zën vend në shtabin ushtarak të Ushtrisë së Bardhë, e udhëhequr nga Ali Pashë Gucia e Haxhi Zeka. Ndër luftrat me të njohura që udhëhoqi Sali Jaha, është ajo e Beranës në vitin 1875, ku rugovasit shpetuan Beranën nga forcat malaziase të udhëhequra nga Mark Milani. Gjatë asaj lufte, Sali Jahës në fushën e nderit i bien dy djemtë e vet, siç e thot rapsodi popullor:
Sali Jaha po përvet
Në Breg t`Sutnicës shehit kush met
Sali Jahës dy djemt e vet.
Se, heroizmi i këtij luftëtari dhe të një komandanti strateg të njohur më se miri e dinin forcat malazeze, të cilët para se të hynin në luftë me rugovas, pyesnin se, kush është komandant.
Mark Milani pe flet një fjalë,
Zot kan ka Rugova t`parë,
Sali Jahën Komandar
Hajdar Fekën Bajraktar.
Pas dy vjetësh të vdekjës se Sali Jahës, në këtë familje lindë Sak Faslia, i cili u rrit në kushte të vështira, kur pushtuesit otoman deshën që familjën e Sali Jahës ta shpërngulin nga Rugova, por fal rugovasve në krye me Tahir Hajrin, nuk ia arrisin qellimit. Sak Faslia jetën rinore e kaloi në vendelindje, në përkujdesjen e prindërve të vet Faslisë dhe Drandës, bijë e Vuthajve-Bruqaj, e cila më parë ishte e martuar për Sali Jahën. Ishte viti 1911, respektivisht lufta e Beranit e cila qiti në skenë luftarake figurën e Sak Faslisë. Edhe pse ishte ndër luftëtarët më te ri, dhe ishte hera e parë që merrte pjesë në luftë, ai u shqua për guxim dhe heroizem,i cili kishte hyrë në thellësi të armikut duke i shkaktuar viktima të shumta armikut.Mendohej se Saku ka mbetur i vrarë.Të nesërmen, Saku del nga Berani me një bashkeluftetar, i cili ishte i plagosur dhe, falë Sak Faslisë, ai shpeton. Për guximin dhe shkathtësitë e tij luftarake në mbrojtje të trojeve shqiptare kundër forcave malaze, ai dekorohet nga pushteti i atëhershem turk.Nga ajo kohë Sak Fazlia nuk ndalet së luftuari kundër forcave serbomalaziase, i cili për në çdo kohë behej edhe më i ashper kundër armikut.Kështu u tregua edhe në Luftën e Moknës në vitin 1912.Po në këtë vit Sakun e gjejmë edhe në mbrojtjën e Shkodrës,i cili qendroi deri reth viteve 1915, së bashku me luftëtarët më te njohur të asaj kohe, siç ishte Isa Boletini.(shkruan Tafil Boletini në kujtimet e tij nr.2.fq.64-65.). Më vonë Sakun e gjejmë në radhët e kryengritësve të Levizjës Kaçake, në zonën Neutrale të Junikut, deri në vitin 1918,bashkë me Ker Sadrinë, Hysë Selimin, Sali Ramën, Zhukë Haxhinë, Tahir Colin, Bege Maliqin, Jashar Haxhën, Rekë Smajlin e sa e sa trima të tjerë rugovas të asaj kohe.
Në vjeshtën e vitit 1918, Sak Faslinë e gjejmë kryetar të fshatit Koshutan. Në atë kohë luftëtarët e Levizjës nga vëllezërit Avdi, Isuf, Rexhë, Brahim e Avdyl Brala nga Bralajt e Tregovishtës, kishin dalur në Koshutan për t'u strehuar nga pushtuesit malazias, të cilëve pushtuesit u bien në gjurmë dhe i rrethojnë, dhe falë Sak Faslisë e Bali Demës nga Reka e Allagës, ata shpetojnë pa u zënë. Për këtë arsye Saku dhe Balia arrestohen dhe i mbajnë nga 7 muaj burg në Kullën e Sheremetit në Pejë. Me të dalur nga burgu, Saku përseri u bashkangjitet luftëtarëve të Levizjës deri me shuarjen e saj, ku përseri kthehet në Koshutan. Edhe përkunder vështërsive në levizje dhe kontaktit me shokë, ai përseri nuk i shkëputi lidhjet me bashkëluftëtarët e tij si nga
Rugova, Peja, Dukgjini, Potguri, Plava, Gucia, Tregovishta, Tutini e deri të Pazari I ri, si me Kerë Sadrinë, Sali Ramën, Hysë Selimin, Zhuk Haxhinë, Tahir Colin, Lan Selimin, Rexhë, Ali Pozharin, Ramë Binakun, Kurt Abazin, Beqir Rexhën, Mulla Zekë Berdynën e tjerë.Përveç luftëtarëve të Rugovës, Saku lidhjet më te shpeshta i kishte me luftëtarët e Plavë-Gucisë, Tregovishtës, Tutinës e të Pazarit si, me Isuf Mehaniqin, Adem Kollashin, Jakup Kombin, Ferid Sallkun, vëllezërit Bralaj,Imer e Bege Maliqin Avdi Smajlin e të tjerë.