DASHINOCI
Vendlindja e Ramë Binakut
Dashinoci i takon regjionit të Dushkajës dhe bën pjesë në komunën e Deçanit. Emri i Ramë Binakut lidhet ngushtë me emrin Dashinoc dhe kishte ndikim të fuqishëm tek qytetarët e kësaj rrethine dhe mbarë Dukagjinit.
Pas largimit të Turqve në vitin 1912, Dashinoci pushtohet nga hordhitë Serbo-Malazeze. Pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore nga fundi i vitit 1918 deri në fund të vitit 1920, Dashinoci ishte nën pushtimin Austro-Hungarez.
Në Dashinoc u rrit njeriu i cili vulosi emrin e tij dhe të fshatit të tij. Këta dy emra sikur e ndihmuan njëri-tjetrin dhe gjetën mirëkuptim nëpër rrebeshe të forta gjatë historisë. Rama te ky fshat dhe malet e brigjet e tij, gjeti strehim por ky vend shpesh u dogj nga armiqtë e tij. Dashinoci, pra u dogj nga: Turqia, Austria, Mali i Zi dhe përsëri nga Serbia.
Pas formimit të Jugosllavisë së Versajt, filloi sjellja e kolonizatorëve serb e malazez, më qëllim të ndërrimit të strukturës nacionale dhe asimilimit kombëtar të shqiptarëve. E gjithë kjo bëhej sipas skenarëve serb për t’i shpërngulur shqiptarët në vende të ndryshme të botës duke bërë gjenocid dhe duke djegur shtëpitë e pasuritë e shqiptarëve. Në këtë kohë u dogj edhe shtëpia e Ramë Binakut.
Në histori kanë mbetur disa emërtime kulminante që e madhështojnë Dashinocin. Kronika dhe dëshmi shumë të hershme dëshmojnë se nga toka e Ramë Binakut buron Kroi i Dashinocit ku në të kanë pi ujë shumë burra të njohur të çështjes kombëtare si Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Azem e Shotë Galica, Ker Sadria etj.
Lisi i Dashinocit është një trung shekullor që njerëzit e kanë quajtur “Mrizi” i burrave të Dushkajës. Kjo hije shpesh ishte vendtakim i burrave dhe patriotëve kombëtar, dhe Lisi ishte dëshmitar i bisedave dhe planeve të tyre për veprime e sulme kundër pushtuesve të ndryshëm.
Pra Dashinoci është vendbanim i hershëm që daton që nga kohërat Iliro-Dardane. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat gjeologjike e historike.

DEÇANI (Ulëza) dhe Dushkaja
Deçani është vendbanim i lashtë emri i të cilit dikurë ishte Ulëza. Shtrihet afër shpatijeve malore që përmes Grykës lidhet me Bjeshkët e Nëmura. Deçani shtrihet në pjesën përëndimore të Kosovës me një pozite mjaft të volitshme sepse shtrihet rrezë Bjeshkëve të Nëmura. Nga ana veriore kufizohet me bjeshkët e Plavës dhe Gucise, ndërsa në jug kufizohet me fushën e Gjakovës. Në perëndim kufizohet me rrjedhën e lumit Erenik, ndërsa në lindje me fushën e Pejës. Në kilometrin e dytë, në perëndim të qytezës së Deçanit ndodhet Manastiri i Deçanit, kishe ilire të cilën sllavët me ardhjen e tyre në Ballkan e shndërruan në kishë serbe.
Deçani është komunë me popullsi tipike shqiptare, ku 95% janë shqiptarë ndërsa 5% pakica të tjera. Serbet e Malazezet e përbëjnë një përqindje fare të vogël, diku rreth 2 % dhe janë kolonizatorë të ardhur gjatë periudhave të ndryshme të Jugosllavisë. Komuna e sotme e Deçanit përfshinë në përbërje të saj mbi 40 fshatra.
Dushkaja – është një regjion etnografik kodrinor që shtrihet ndërmjet Lugut të Baranit në veri, Drinit të Bardhë në lindje, fshatrave Bec e Palabardh në jug dhe Irzniq, Ratishë në përëndim.
Një ndër fshatrat e shumta të Dushkajës është edhe fshati Dashinoc dhe fshatrat përreth.
Jeta e Ramë Binakut
Ramë Binaku lindi në fshatin Dashinoc të Deçanit në vitin 1876. Duke marrë parasysh rrethanat e asaj kohe, qysh në fëmijëri u përball me vështirësi të shumta. Sfidat e sakrificat e shoqëruan që në ditët e para të jetës së tij. E kaloi një fëmijëri duke u përballur me shumë probleme e vështirësi ekonomike e politike të asaj kohe.
Qysh në moshë të re mbetet jetim me qenë se pushteti turk i asaj kohe, saktësisht një tabor i udhëhequr nga Ali Pashë Draga, kishte marrë aksion për arrestimin e Binak Hajdarit. Binak Hajdari ishte babai i Ramës i cili në ditën kur kulla e tij rrethohet nga turqit, ai ishte brenda së bashku me vëllain e tij dhe mikun e tij Pashë Galanin. Turqit kërkonin dorëzimin e Pashë Galanit, ndërsa Binak Hajdari kundërshtonte duke u përgjigjur se nuk është në traditën e shqiptarit të dorëzonte mikun nga kulla.
Aty ndizet lufta e cila zgjati rreth dy ditë e netë gjersa Binaku bashkë me vëllanë dhe mikun e tij, mbesin pa fishekë dhe detyrohen të dorëzohen. Kështu të tre luftëtarët i vejnë në pranga, i dërgojnë në Turqi, i burgosin, i syrgjynosin, ku pas një kohe atje edhe vdesin.
Ramë Binaku kishte dy motra dhe një vëlla. Njërën motër dhe vëllaun i kishte vetëm nga babai me që babai i tij Binak Hajdari kishte dy gra.
Pas burgosjes së babait dhe të axhës, dhe pas djegies së shtëpisë, jeta e Ramë Binakut vështirësohet edhe më shumë, dhe behët pothuajse e pa mundshme. Kështu ai së bashku me të ëmën dhe motrën, detyrohen të strehohen tek dajtë e tij. Ndërsa vëllai i tij, Hajdar Binaku, së bashku me motrën dhe të ëmën shkojnë tek dajët në Gllogjan të Pejës.
Pas një kohe qëndrimi atje, të dy vëllezërit kthehen në vendlindje, në Dashinoc, me qenë se shokët, miqtë e dashamirët iu ndihmuan të ndërtojnë shtëpinë dhe të fillojnë një jetë të re.
Vështirësitë e jetës së Ramë Binakut nuk mbaruan as pas kthimit në vendlindje. Duke marrë parasysh historinë dhe traditën patriotike të familjes së tij, ai ishte në dijeni se nuk do të kishte jetë të qetë nga kundërshtarët e pushtuesit e ndryshëm.
Kështu në moshën 17 vjeçare, Rama së bashku me vëllanë e vet, të shoqëruar nga halla e tyre, bijnë në kontakt me Bajram Currin, prijës i Çetave Kaçake. Lulë Hajdarja – halla e të dy vëllezërve, një femër kreshnike me zë, i regjistron ata në Çetat Kaçake të Bajram Currit, saktësisht në Çetën e Hazir Sylës që vepronte në Rrafshin e Dukagjinit.

Lëvizja Çetat Kaçake
Lëvizja Kaçake si lëvizje çlirimtare kombëtare, zë fill që nga shakulli XVI kundër pushtimit osman. Në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1818-1882, grupe të shumta të çetave kaçake shqiptare të Kosovës, Shqipërisë Veriore, Maqedonisë e Malit të Zi, hyjnë në gjirin e kryesisë së Lidhjes dhe kështu u shndërruan në ushtri popullore shqiptare. Çetat Kaçake morën formën e plotë të organizimit politiko-ushtarak, deri në vitin 1882, kur u shkatërrua Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Kjo lëvizje, në formë ushtrie, edhe pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vazhdoi luftën kundër pushtuesve të perandorisë osmane. Kjo formë e luftës guerile, vazhdoi edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar në vitin 1912, madje me intensitet dhe organizim shumë më të madh.
Lëvizja Kaçake mori përmasa të mëdha sidomos pas vitit 1918, ku në këtë periudhë luftonte për të drejtat kombëtare e shoqërore kundër pushtuesve Serbo-Malazez.
Kjo Lëvizje bëri jehonë të madhe edhe në Rrafshin e Dukagjinit e veçmas në rrethinat e Gjakovës, Pejës dhe Deçanit. Terreni i komunës së sotme të Deçanit, ku përfshihet edhe Juniku, çerdhe e njohur e Lëvizjes Kombëtare, Verrat e Llukës ku mbaheshin mbledhje e lidhej besa e kryengritësve shqiptarë, si dhe Dushkaja që është vendstrehimi i çetave kaçake, zënë vendin qendror për rezistencë, aksione e luftëra të shpeshta ndaj pushtuesve të huaj në të gjitha viset shqiptare.
Rajoni i Deçanit me rrethinë, në të cilin bëjnë pjesë edhe disa fshatra të Dushkajës, kishte shumë pjesëtarë të Lëvizjes Kaçake të cilët kishin përkrahjen e plotë nga banorët e kësaj ane. Ideologë të kësaj lëvizje ishin: Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Sadik Ramë Gjurgjeviku etj, ndërsa në krye të çetave kaçake të Dukagjinit ishin: Ramë Binaku, Isuf Musa, Rexhë Alia, Zhujë Avdyli, Lan Selimi, Nel Musa, Bekë Ademi, Mehmet Uka, Avdyl Selimi, Selim Rama, Halil Hamza, Hazir Alia, Selim Ukshini, Adem Rama, Kadri Curri, Mehmet Gjoni etj.
Çetat Kaçake të kësaj ane kishin orientimin e vet politik – luftën e armatosur kundër pushtuesve të huaj. Kjo Lëvizje kishte edhe programin e vet sipas te cilit orientoheshin aksionet, të hartuara nga Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Me përmbajtjen e këtij programi, kaçakët e këtushëm i njoftonte Bajram Curri.
Pra, kjo lëvizje mori përmasa të gjëra duke fituar përkrahjen e popullatës së kësaj ane për t’u bërë tmerri i armikut.