Nderohet me mirënjohje Ramë Binaku i Dashinocit - 02 tetor 2013
Në sallën solemne të komunës së Deçanit kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, bashkë më kryetarin e OVL-UÇK-së, kol.Abdyl Mushkolaj, më kryetarin e shoqatës së të burgosurve politik Islam Mustafen, nderoi më mirënjohje pas vdekjes Ramë Binakun e Dashinocit në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin atdhetar si luftëtarë i paepur për çështje kombëtare!
Selmanaj, në këtë ceremoni familjes së Ramë Binakut i dhuroi edhe
mirënjohjen që Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë i ndau ditë më parë më motivacionin Për Shërbime të Shquara ‘’Për Kontribut të çmuar në përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.’’
Pas ndarjes së këtyre mirënjohjeve kryetari Selmanaj, tha se ne si komunë e Deçanit, jemi komunë më fat sepse kishim veprimtarë të çështjes kombëtare të cilët në mënyra të ndryshëm kontribuan për vendin e të nderosh një figurë siç është Ramë Binaku është nder.
Dy herë në jetë jam gëzuar , një herë në vitin 1999, dhe sot kështu tha Sahit Berisha, nga Dashinoci , i biri i Ramë Binakut, njeriut i cili tërë jetën ia kushtoj çështjes kombëtare duke luftuar si kaçak kundër secilit pushtues për çlirimin e atdheut. Duke e falënderuar komunën e Deçanit për një takim si ky ku i bën nder jo vetëm komunës së Deçanit por edhe gjithë popullit shqiptar.
Në këtë ceremoni të ndarjes së mirënjohjeve kanë folur edhe Bajram Mehmetaj i cili kohë më parë kishte botuar librin më titull ,,40 vjet më çetat kaçake’’ ku nder të tjera tha se Jeta e Ramë Binakut ishte përplot vuajtje dhe me sakrifica të
mëdha.
Ramë Binaku, si fëmijë mbeti pa të dy prindërit. Të atin Binakun dhe xhaxhain e tij Vatën i kishin arrestuar dhe pastaj edhe vrarë turqit. Qysh në ditët e hershme ai e kuptoi që atdheu fillon nga pragu i shtëpisë dhe zgjat deri aty ku çdo pëllëmbë i vie era gjak shqiptari.
Edhe Pjeter Geci tha se Historia nuk është moment që mund të fshihet nën dhe ajo mund të fshihet për një kohë por shfaqet serish dhe ky nder që ju po i bëni sot me nderim më mirënjohje do të thotë se njerëzit që dhanë për vendin nuk janë harrur, ndërsa Ali Geci tha se Ramë Binaku ishte burrë i besës dhe i fjalës, qëndresa e tij heroike me bashkëluftëtarë të tjerë të Lëvizjes kaçake e bënë që të radhitet në plejadën e patriotëve të devotshëm jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit, por edhe më gjerë.

Ministri i Mbrojtjes Imami vlerëson dhe dekoron 38
figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi 23 nëntor 2012
Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe krijimit të FA, në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua sot pasdite, ceremonia për dekorimin dhe shpalljen “Dëshmor i Atdheut” nga ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, të personaliteteve me kontribut të shquar ushtarak dhe luftëtarëve popullor që kanë dhënë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.
Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, zëvendësministrat e Mbrojtjes, znj. Zana Xhuka dhe z. Ekrem Spahiu, gjeneralë, drejtorë , ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm , Forcave te Armatosura, familjarë dhe të afërm të personaliteteve . Gjithashtu, të pranishëm ishin dhe ministri FSK, z. Agim Çeku, kryetari i komunës Skënderaj të Kosovës, z. Sami Lushtaku, zëvendësambasadori i Kosovës në Tiranë, z. Gani Veseli, si dhe mjaftë të ftuar të tjerë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri i Mbrojtjes Imami, theksoi se, për të gjithë ne kjo është një ditë e bukur, e veçantë,
emocionuese dhe nuk ka kohë më të përshtatshme për të kujtuar sakrificat, kontributet, luftën e pashterur të shqiptarëve për liri, pavarësi dhe për të qenë një vend mes vendeve të tjera, një komb mes kombeve të tjera në Europë. Ne jemi pasardhës të atyre burrave që ishin të gatshëm për sakrificat më sublime, dhe për këtë është dhe mirënjohja e shtetit shqiptarë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave tona të Armatosura “Ne u dorëzojmë sot, statusin e “Dëshmorit të
Atdheut” 26 luftëtarëve shqiptarë, 22 prej të cilëve nga Kosova, të cilët luftuan dhe dhanë jetën për pavarësinë e trojeve shqiptare, për ruajtjen e lirisë dhe sovranitetit të shtetit shqiptar. Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për veprimtarinë patriotike të 12 personaliteteve të tjera nga Kosova, duke u akorduar medaljen më të lartë që jep Ministri i Mbrojtjes, “Për hërbime të Shquara”. Shumë prej këtyre figurave që nderojmë sot, janë pjesëmarrës në momentet vendimtare të historisë sonë të afërt, që nga Lidhja e Prizrenit, Kuvendi i Vlorës, i cili rezultoi me shpalljen e Pavarësisë, e duke vijuar me luftën dhe përpjekjet e tyre ,për të mbrojtur shtetin sovran shqiptar.
Nëpërmjet evidentimit të këtyre luftëtarëve të lirisë, ne në fakt evidentojmë rolin vendimtar që ka luajtur Kosova në materializimin e idesë së shtetit komb të shqiptarëve e deri tek shpallja e Pavarësisë në Vlorë më 28 Nëntor.
Më pas, ministri Imami duke evidentuar kontributin e madh të Kosovës në luftën për liri e pavarësi, theksoi se Lëvizja
Kombëtare në Kosovë, u intensifikua në mbrojtje të interesit të shqiptarëve në Ballkan, duke iu kundërvënë politikave shoviniste serbe dhe qëndrimeve jo të favorshme të Portës së Lartë. Në këtë kontekst u organizuan Lidhja e Pejës,
Kuvendi i Ferizajt, Kryengritjet e Mëdha të viteve 1910-12. I gjithë ky intensitet i lëvizjes kombëtare, bëri që Kosova të ishte treva shqiptare më e martirizuar.
Pavarësisht se e mbetur jashtë kufijve politikë të Shqipërisë së Pavarur, populli shqiptar i Kosovës, nuk hoqi dorë në asnjë moment nga lufta dhe përpjekjet për liri dhe bashkim kombëtar.Ceremonia e sotme është një përpjekje që përkrah figurave të mëdha historike si Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe shumë të tjerë, të cilët e kanë gëzuar mirënjohjen publike të shqiptarëve, të evidentojmë edhe këto personalitete që kontribuuan e sakrifikuan jetën për çështjen kombëtare. “Sot Kosova është e lirë, e pavarur, me një shtet që po konsolidohet dhe me perspektivë të qartë Europiane. Shqipëria është një ndër faktorët më të rëndësishëm në Ballkan, anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut, shumë shpejt kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në këtë 100- vjetor të Shpalljes së Pavarësisë, ëndrra e parealizuar e këtyre martirëve të kombit, është më afër realizimit se kurrë më parë’’ - ka nënvizuar, ministri Imami.
Ndërsa ministri i FSK, z. Agim Çeku, pasi ka falënderuar të pranishmit në ceremoni, si dhe në veçanti ministrin e Mbrojtjes, z. Arben Imami për organizimin e këtij aktiviteti shumë domethënës, u shpreh:
“Gjatë rrugës kur po vija në Shqipëri po mendoja për këtë ditë, po mendoja se sa i madh është nderi dhe lavdia e këtyre burrave të mëdhenj të Kosovës dhe viseve të banuara prej shqiptarëve, që sot me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë të
nderohen me dekoratën dhe statusin e “Dëshmorit të Atdheut”. Ky akt ka një domethënie të jashtëzakonshme, përveç kujtimit të heronjve dhe dëshmorëve, për familjet e tyre, për pasardhësit dhe për vetë popullin e Kosovës”. Më tej,
ministri Çeku u shpreh se, më emocionon fakti i dekorimit të përbashkët për brezat e patriotëve nga Kosova, që nga luftëtarët e Sulejman Vokshit, komandantit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nga kryetari i parë i qeverisë së Lidhjes së Prizrenit Ymer Prizreni, tek pleqtë e urtë dhe atdhetarët Shaban Binaku , Ramadan Shabani, nga Ali Pashë Gucia, Ahmet Delia i Prekazit dhe Adem Jasharit, komandantit tonë legjendar.Në fund të fjalës së tij, ministri Çeku, ka falënderuar shtetin shqiptar, ministrin e Mbrojtjes Imami për nismën e marrë, që siç theksoi ai, i bën nder çdo shqiptari, i bën nder këtij jubileu madhështor të shqiptarëve, pavarësisht territoreve ku jetojnë. “Me nderimin që ju i bëtë këtyre burrave patriotë, këtyre shqiptarëve të mëdhenj, Shqipëria ka nderuar veten, ka nderuar Kosovën. Vetëm kombet që dinë të jenë
mirënjohës ndaj sakrificës dhe gjakut të derdhur për liri, kanë të ardhme të sigurtë”, - ka përfunduar ministri i FSK, z. Agim Çeku.
Më tej, ceremonia ka vijuar me dhënien nga ministri i Mbrojtjes Imami, të statusit “Dëshmor i Atdheut” 26 luftëtarëve që kanë dhënë jetën e tyre në luftën për lirinë dhe pavarësinë e atdheut, si dhe u ka akorduar medaljen për “Shërbime të
Shquara” 12 personaliteteve të shquara të kombit tonë. Personalitetet e vlerësuara nga Ministria e Mbrojtjes në këtë 100-vjetorë të Pavarësisë, janë nga Kosova, Shqipëria dhe nga troje të tjera shqiptare.
U shpallën “Dëshmor i Atdheut”:
1. Ajdin Draga
2. Shaqir Smaka
3. Durmish Presheva
4. Abdullah Hoxha
5. Ahmet Delia
6. Ali Pashë Gucia
7. Musa Shezade
8. Lec Gradica
9. Sadik Lutani
10. Sak Faslia
11. Ramadan Bajraktari
12. Dërgut Bajraktari
13. Rexhë Bajraktari
14. Halil Haxhia
15. Shaqir Hoxhë Rezalla
16. Hetem Kozhica
17. Mehmet Lutani
18. Idriz Selmani
19. Selman Kryshefci
20. Fejzullah Limani
21. Zenel Abria
22. Teme Dobroshevci
23. Mustafa Qulli
24. Ceno Mehmet Sharra
25. Novruz Mahmutaj
26. Dhimitër Nasi Kajana
Me medaljen “Për Shërbime të Shquara” me motivacion: “Për kontribut të çmuar në përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi” u dekoruan:
1. Nexhip Draga
2. Iljaz Pashë Dibra
3. Bedri Pejani
4. Sulejman Batusha
5. Bajram Deklani
6. Shaban Binaku
7. Ymer Prizreni
8. Shuaip Spahiu
9. Hasan Ferri
10. Sadik Gjurgjeviku
11. Ram Binaku
12. Ramadan Shabani
Propozimet për dekorimin dhe shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të këtyre figurave të shquara të popullit dhe kombit tonë, kanë ardhur nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe nga disa qarqe të Shqipërisë. Të gjithë këto personalitete që sot morën vlerësime të larta nga ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, kanë dhënë një kontribut të çmuar për çështjen tonë kombëtare, si dhe janë shquar për patriotizëm dhe trimëri në luftën për liri dhe pavarësi.
Në fund të kësaj ceremonie, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami falënderoi edhe njëherë qeverinë e Kosovës dhe ministrin e FSK, z. Agim Çeku që mundësoi të dhënat historike për të gjithë këto figura dhe personalitete të shquara të historisë sonë kombëtare, të cilët sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e kombit tonë dhe që po i nderojmë në këtë vit të jubileut të madh të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Ceremonia e ndarjes së këtyre mirënjohjeve u mbajt në sallën solemne të komunës së Deçanit me 2 Tetor 2013.
Padyshim këtu duhet falënderuar komunën e Deçanit e veçanërisht kryetarin e komunës z. Rasim Selmanaj për kontributin e tij në organizimin e kësaj ceremonie. Gjithashtu falënderime për organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Deçan e njëkohësisht edhe Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.
Një falënderim i veçantë shkon te qytetarët e komunës së Deçanit dhe më gjerë, për aktivistët, njerëzit e artit, arsimit, kulturës dhe shoqërisë civile të cilët me pjesëmarrjen e tyre në këtë ceremoni,
vlerësuan dhe nderuan veprën e Ramë Binakut.
Video-linku në You Tube: https://www.youtube.com/watch?v=e8l_NFHfW-U

E hënë, 17 Shkurt 2014
Presidentja Jahjaga dekoroi një varg personalitetesh
Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka ndarë dekorata për një numër të madh personalitetesh, të cilët cilësohet se kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën.

Në
bazë të nenit 84 pika 28 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të nenit 6 të
Ligjit për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, si dhe
në bazë të neneve 3, 4 të Rregullores mbi Llojet e Dekoratave që i jep
Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat për Dhënien e tyre,
Presidentja e Republikës së Kosovës mori vendimin që të dekorojë këto
personalitete:
Të dekoruarit me “Urdhrin e Lirisë”:
“Urdhri i Lirisë” u jepet personave për kontributin e tyre të lartë për liri të Kosovës.
1. Avdyl Krasniqi
2. Bislim Zeqir Makolli (Shyt Mareci)
3. Hajriz Lushtaku
4. Halil Alidema
5. Mulla Iljaz Spahiu - Broja
6. Musa Shehzade
7. Ramadan Shala
8. Ramë Binaku
9. Rexhep Abdullah Kabashi
10. Zenel Zymer Hajrizi
11. Zeqir Hajrizi
12. Zhuj Selmani
Të dekoruarit me “Urdhrin e Pavarësisë”:
“Urdhri i Pavarësisë” u jepet personave për kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës.
1. Shejh Zejnelabidin Dervishdana
2. Adem Ukëhaxhaj
3. Xhevat Qerimi
4. Kombinati Xehetoro-Metalurgjik Kimik “Trepça” – Minatorët Grevistë të Grevës së Urisë të vitit 1989
Të dekoruarit me Urdhrin Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”:
Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari” u jepet personave për trimëri në luftën për liri.
1. Mentor Ismet Retkoceri
2. Abaz Thaçi
3. Fehmi Rama
4. Mehedin Avdullah Morina
5. Selajdin Berisha
Të dekoruarit me Medaljen Presidenciale të Meritave:
Medalja Presidenciale e Meritave u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri, shërbim civil.
1. Bejtullah Kamber Mujaj
2. Destan Sejdi Bajraktari
3. Fadil Vokrri
4. Majlinda Kelmendi
5. Nuredin Loxha
6. Prof.Dr. Xhelku Maksuti
7. Xhevdet Peci
8. Mehmet Bogujevci
Të dekoruarit me Titullin Ambasador Nderi i Kosovës:
Titulli Ambasador Nderi i Kosovës jepet për kontributin për interesat dhe afirmimin e Republikës së Kosovës.
1. Adnan Januzaj
2. Granit Xhaka
3. Valon Behrami
4. Xherdan Shaqiri
Zyra e Presidentes informon se dita dhe vendi i dhënies së dekoratave do të caktohet në një datë tjetër ku do të informohen të gjithë të dekoruarit ose familjet e tyre.