Dyzetë vjet me çetat kaçake
Në kohën kur vdiq Ramë Binaku, gjendja politike e shoqërore bënte të pa mundur vlerësimin e veprimtarisë së tij, qoftë edhe ndonjë ceremoni apo shkrim.
Megjithatë, popullata e kësaj ane dhe bashkëluftëtarët e tij, trashëguan brez pas brezi kujtimet për veprimtarinë e tij. Kohë pas kohe ata rrëfyen nëpër ndejat e odave të burrave apo edhe në ndonjë shkrim aty këtu. Sa do që historiografia e asaj kohe i la pas dore, ata nuk mbetën pa jehonë e merita nga tradita popullore.
Në vitin 1994, Bajram Mehmetaj botoi librin “Dyzetë vjet me çetat kaçake” në të cilin vihet në pah lufta dhe rezistenca e çetave kaçake. Në këtë libër përfshihet një periudhë të gjatë kohore në të cilën flitet për veprimtarinë e Lëvizjes Kombëtare kundër pushtuesve të ndryshëm. Shtjellohen luftërat, betejat, evenimentet historike, rezistenca e patriotëve shqiptarë e cila bën historinë për popullin tonë.
Në këtë libër e cila në kopertinë mbanë portretin e Ramë Binakut, pa dyshim zë vend kyç edhe veprimtaria e tij.

Ramë Binaku i Dashinocit
Pas luftës së fundit në Kosovë, pra pas vitit 1999 ku Kosova u çlirua nga pushtuesit serb, emri i Ramë Binakut zuri vend nëpër shumë libra e publikime historike.
Në vitin 2007, shkrimtari Pjetër B. Geci, bëri një punë të zellshme dhe nxori në botim monografinë “ Ramë Binaku i Dashinocit”, kushtuar jetës dhe veprës së Ramë Binakut.
Në këtë libër, shkrimtari me një përkushtim të madh, në një mënyrë me të gjerë, sjell në pah veprimtarinë e R. Binakut. Nga arkivat historike, nga botimet e publikimet, nga dëshmitarët e bashkëluftëtarët, në këtë monografi janë paraqitur luftërat, betejat, rezistenca e patriotizmi i Çetave Kaçake, është paraqitur heroizmi dhe atdhedashuria e Ramë Binakut dhe shokëve të tij për rreth 50 vite me radhë në rezistencë për të mbrojtur atdheun.
Emri i Ramë Binakut tashmë gjendet në shumë libra historike, në shumë shkresa e publikime në të cilat çmohet lartë figura e tij e radhitur në radhët e atdhetarëve të rezistencës kombëtare.

Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla” Deçan
Ramë Binaku
AKADEMI PËRKUJTIMORE
Kushtuar atdhetarit Ramë Binaku
Me rastin e promovimit të librit “Ramë Binaku i Dashinocit” nga shkrimtari Pjetër Geci, në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan, u organizua akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Ramë Binakut.
Akademia u mbajt në sallën e Pallatit të Kulturës me 15 Shtator 2007, sallë kjo që u mbush nga qytetarët në nderim të personalitetit të R. Binakut.
Padyshim këtu duhet bërë një falënderim special për shumë njerëz dhe institucione që bënë organizimin e kësaj akademie.
Do të filloja nga këshillat komunal të te dy komunave Deçan dhe Gjakovë me kryetarët e asaj kohe Nazmi Selmanaj dhe Aqif Shehu.
Pastaj duke vazhduar me këshillin organizativ :
- Faik Doda
- Avdyl Mushkolaj
- Pjetër Geci
- Selmon Berisha, etj.

Po ashtu duhet falënderuar shumë personalitete të tjera që me pjesëmarrjen e tyre nderuan atdhetarin Ramë Binaku.
- Aqif Shehu – Kryetar i Komunës së Gjakovës
- Nazmi Selmanaj – Kryetar i Komunës së Deçanit
- Faik Doda – Drejtor i Pallatit të Kulturës “Jusuf Gërvalla” Deçan
- Avdyl Mushkolaj – Kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës – Deçan
- Mic Muçaj – Kryetar i Shoqatës së Dëshmorëve të Kombit – Deçan
- Isuf Sadikaj – Aktivist në Asamblenë Komunale – Deçan
- Pjetër Geci – Shkrimtar i librit
- Akademik Mark Krasniqi – recensent i librit.
- Din mehmeti – shkrimtar, recensent i librit
- Daut Haradinaj – Gjeneral i UÇK-së
- Dr. Ahmet Mulliqi – Kryetar i Ballit Kombëtar të Kosovës
- Selmon Berisha – Kryetar i Ballit Kombëtar – Komiteti Deçan
- Safete Hadergjonaj – Deputete e Parlamentit të Kosovës
- Rrustem Bajraktari – Aktivist nga Juniku
- Isë Kurpali – Me grupin e aktivistëve nga Shqipëria
E shumë e shumë intelektualë e personalitete të jetës politike, shoqërore e arsimore.

Koordinator dhe drejtues i kësaj akademie ishte profesori i nderuar Faik Doda. Në këtë akademi, fjalën e rastit e morën:
- Faik Doda
- Pjetër Geci
- Mark Krasniqi
- Din Mehmeti
- Nazmi Selmanaj
- Aqif Shehu
- Daut Haradinaj
- Rrustem Bajraktari
dhe familjarët e Ramë Binakut dhe Musë Martinit.

Të gjithë me fjalët e tyre vlerësuan dhe çmuan lartë figurën e atdhetarit të Lëvizjes Kombëtare Ramë Binaku.
Pa dyshim se një falënderim i veçantë duhet bërë edhe për qytetarët që mbushën sallën me 15 Shtator, duke
filluar nga ata të fshatit Dashinoc, Deçanit, Dukagjinit e vendeve tjera të Kosovës e Shqipërisë.
Në fund të kësaj akademie, Balli Kombëtar i Kosovës, i dha mirënjohje (pas vdekjes) familjes së Ramë Binakut për veprimtarinë e tij në shërbim të atdheut.
Mirënjohjen ia dorëzoi Z. Selmon Berisha familjarëve të Ramë Binakut, saktësisht djalit të tij Rexhep Berishës.
Po ashtu në këtë akademi, u nderua edhe atdhetari dhe bashkëluftëtari i Ramë Binakut, Musë
Martini, ku familja e tij po ashtu pranoi mirënjohje nga Balli Kombëtar i Kosovës.

Poezi për Ramë Binakun
Prof. Faik Doda
Faik DODA
FLUTURIMI MBI ATDHE
Engjuj Atdheu Kam ftuar
Të fluturojnë mbi Dukagjin
Mbi Kosovë marshojnë
Nga Kullë e lashtë
Nisa burra për Vlorë
Nisa Ramë Binakun – trim me kurorë
Që në Rrzhanicë lau me gjak
Shkembinjtë e thepisur
Për të pritur diellin
Për të pritur Motin e Madh
Në krahët e Kanjushës
Kam fluturuar mbi Atdhe
Në Deçan Dukagjin
Atë ditë kam takuar
Ramë Binakun e Lan Selimin
Tek rrjedha e Lumit të Bardhë
Dhe diku një zë kitare
Në Prishtinë Shkup dhe Kanshtad
Kam takuar Jusuf Gërvallën
Të dy kanë kënduar
Për Zonën e lirë të Junikut
Për Ramë Binakun
Hazir sylën dhe Isë Nezirin
Zhujë Avdylin e Zymer Fazlinë
Dhe kanë vazhduar duke kërkuar
Vulën historike të trollit
Pushkën legjendare të trimit
UÇK-në e Rrafshit të Dukagjinit
FLUTURIMI MBI ATDHE
Engjuj Atdheu Kam ftuar
Të fluturojnë mbi Dukagjin
Mbi Kosovë marshojnë
Nga Kullë e lashtë
Nisa burra për Vlorë
Nisa Ramë Binakun – trim me kurorë
Që në Rrzhanicë lau me gjak
Shkembinjtë e thepisur
Për të pritur diellin
Për të pritur Motin e Madh
Në krahët e Kanjushës
Kam fluturuar mbi Atdhe
Në Deçan Dukagjin
Atë ditë kam takuar
Ramë Binakun e Lan Selimin
Tek rrjedha e Lumit të Bardhë
Dhe diku një zë kitare
Në Prishtinë Shkup dhe Kanshtad
Kam takuar Jusuf Gërvallën
Të dy kanë kënduar
Për Zonën e lirë të Junikut
Për Ramë Binakun
Hazir sylën dhe Isë Nezirin
Zhujë Avdylin e Zymer Fazlinë
Dhe kanë vazhduar duke kërkuar
Vulën historike të trollit
Pushkën legjendare të trimit
UÇK-në e Rrafshit të Dukagjinit
Poezi për Ramë Binakun
Hasan Berisha
Hasan BERISHA
ORA E MALEVE TË DUSHKAJËS
Pesëdhjetë dimra me syrin e hekurt nëpër male
Të pesëdhjetët me besë e burrëri shqiptare
Ti-Baca Ramë u murose për këtë truall
Fanar nëpër stuhira me syrin shqiponjë
Nuk u gjunjëzove kurrë
Edhe sot burrat kur ta përmendin emrin
Thonë: Ramë Binaku ishte ora e këtij vendi
Historia të njeh burrë të vërtetë
Trim me flatra me një besë të shenjtë
Isë Boletinin shkove në Vlorë
Shqipërisë i vëndoset kurorë
Jo – kurorën e zisë
Ju i dhuruat kurorën e lirisë
E për,jedis trupove ujërat e Liqenit të Frizës
Nëpër natën e errët pa hënë pa dritë
Me gjysmë opinge me shall e plis të bardhë
U Ktheve në Dardani mr shumë mall
Për t’i sjellë një copë diell një fije dritë
Ti shoqëroje Bajram Currin në Paris e në mal
Hasan Prishtinën në Junikun Neutral.

Din MEHMETI
KALORËSI I LIRISË
Ecte ecte ecte
Kalorësi i lirisë
Këtej detin me stuhi
Andej humnerë në thellësi
Por ai nuk ndalej kurrë
Ngjitej thikpërpjetë qiellit
Kah yjet e largët
Zbriste ngulteposhtë
Për t’i dhënë dritë nënës tokë
E kurrë nuk ndalej
Me krisma e shkruante emrin
Dashurinë urrejtjen
Me krisma e hapte rrugën
Nëpër ujëra nëpër zjarre
Drejt brigjeve të dritës
Ecte ecte ecte
Atdheut duke i dhënë gjak shpirt
Jetën e vet
E s’ndalej kurrë
Korifeu popullor i shqiptarisë
KALORËSI I LIRISË
Ecte ecte ecte
Kalorësi i lirisë
Këtej detin me stuhi
Andej humnerë në thellësi
Por ai nuk ndalej kurrë
Ngjitej thikpërpjetë qiellit
Kah yjet e largët
Zbriste ngulteposhtë
Për t’i dhënë dritë nënës tokë
E kurrë nuk ndalej
Me krisma e shkruante emrin
Dashurinë urrejtjen
Me krisma e hapte rrugën
Nëpër ujëra nëpër zjarre
Drejt brigjeve të dritës
Ecte ecte ecte
Atdheut duke i dhënë gjak shpirt
Jetën e vet
E s’ndalej kurrë
Korifeu popullor i shqiptarisë
Foto-Album nga Akademia Përkujtimore kushtuar Ramë Binakut,
e organizuar me 15 Shtator 2007 në Pallatin e Kulturës Jusuf Gërvalla në Deçan